• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja e Damianos, njihej më parë me Armelën?

by A R
06/05/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund është zbardhur arsyeja e profileve virale të Damiano Agalliut në Instagram e rrjetet e tjera sociale. Të gjithëve u ka bërë përshtypje pse Instagrami është pushtuar nga profile me emrin e Damianos, që postojnë foto të tij, momente nga shtëpia dhe për më shumë kërkojnë votat e publikut.

26-vjeçari nga Berati, mund të themi se është më i komentuari mes banorëve të “Big Brother 9”, për shkak të stilit të jetës në Suedi, por edhe largimit dhe rikthimit në lojë. Ndryshe nga konkurrentët e tjerë, ai duket se është përgatitur më mirë se të tjerët për këtë garë, pasi ai edhe pse jeton prej vitesh në Suedi, është miku i afërt i shumë prej banorëve të “Big Brother”.damiano3

Ai ka punuar si menaxher lokalesh të shtrenjta dhe ka shumë miq, të famshëm, po edhe të zakonshëm. Dhe duket se në këtë rast këta miq po i hyjnë shumë në punë, pasi angazhimi i tyre që Damiano të fitojë mund të konsiderohet një fushatë e vërtetë. Kështu, në këmbim të komenteve apo votave gjatë spektaklit të të shtunave, miqtë e tij vënë në dispozicion një shumë parash, sipas bisedave të publikuara nga faqja “Jeta osh qef”.

“Komento për të në çdo postim, ke 70 euro në javë”, është ky skandali tjetër që ka shpërthyer në portale në lidhje me popullaritetin e ekzagjeruar të Damianos, krahasuar me lojtarët e tjerë. Para dy ditësh, llogaria personale e Damianos u hakerua nga një person, i cili dërgoi mesazhet nga Facebook-u i Damianos në redaksinë e JOQ.al.

Në ato mesazhe shihej se Damiano kishte pasur telefon dhe kontaktonte me fituesin e “BB8”, Vesel Kurtishajn, të cilit i kishte lënë porosi që të kontrollonte rrjetet e tij sociale. Mirëpo, në inbox-in e “Jeta osh qef” kanë mbërritur edhe disa mesazhe, ku persona të caktuar kontaktojnë njerëz të thjeshtë nëpër faqe Facebook-u, për të bërë “biznes”.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një bisedë, ku një personi i ofrohen 70 euro për një javë për të hapur 10 adresa false dhe të komentojë në çdo postim nëpër faqe pro Damianos, nga një profil me emrin Armando. Skandali i parë me Damianon ndodhi kur Donjeta, partnerja e tij, vendosi të dilte nga loja, e ai doli së bashku me të.Xheni-Damiano-970x400

Produksioni tha se Damiano ka qenë i izoluar, por në fakt e vërteta rezultoi ndryshe. Në YouTube u publikua videoja e Damianos me shokët e tij, të cilët e përgë- zonin për lojën, dëshmi kjo që ai nuk kishte qenë dhe aq i izoluar. Videot e tij me mikun e tij, regjisorin Drilon Hoxha, u bënë virale në portale e rrjete sociale.

Ishte Donjeta ajo që tha publikisht se Damiano kishte pasur telefon dhe televizor në dhomën e hotelit, ndërsa ajo jo. Ndërsa profili i Damianos në Instagram, që menaxhohet gjatë kësaj kohe nga miku i tij, ka sqaruar sot se videoja është realizuar para se Damiano të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, pra video e realizuar para se edicioni i nëntë i “Big Brother” të fillonte

DAMIANO ”LOJË TË PISTË” EDHE ME ARMELËN, NJIHESHIN SHUMË MIRË JASHTË SHTËPISË

Por Damionao nuk u ka shpëtuar komenteve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale edhe sa i takon lidhjes së shtëpinë e “Big Brother 9” me modelen 21-vjeçare, Armela Hyseni. Pas rikthimit në shtëpi dhe shkëputjes nga Donjeta ai kërkoi të bëhej çift me Armelën, për faktin se njhej me të jashtë shtëpisë, dhe ia dinin të gjitha sekretet njëritjetrit.

Edhe pse marrëdhënia e tyre është tronditur paksa nga pëlqimi që Armela ka shfaqur për Olsin, ata duket se po e mbajnë fortë lojën, me qëllimin kryesor për të dalë fitues. Kështu, pasi u sqaruan në lidhje me debatet e fundit, Damiano dhe Armela folën më shumë se asnjëherë më parë mbi marrëdhënien e tyre. “Pëlqimi ndaj nesh, sikur nuk funksionon, të paktën nga ana jote. Nuk e di, këtë e shikoj edhe në darkë, me zor më përqafon, me zor vjen të rrish me mua. Nëse i shikon, të gjithë këta rrinë me njëri-tjetrin, janë bashkë. Unë ndihem i vetmuar”, i tha asaj Damiano.

“Nuk është nevoja që të të them unë hajde. Pse Katerina i thotë Lupçes, ajo shkon në tualet dhe ai shkon pas saj. Ajo nuk e thërret. Ti sikur ke frikë nga unë!”, ia ktheu Armela. “Vërtet kam frikë nga ty.

Më duket sikur do të më refuzosh gjithmonë, sepse e ke bërë”, i tha Damiano, por Armela nuk e pranoi duke e sqaruar se thjesht ashtu i duket atij. “Pëlqimi nuk është vetëm të puthesh në buzë, është edhe balli, është edhe qafa, janë edhe duart. Unë të të puth duart? A je në terezi ti? Kujt mashkulli i kam puthur duart unë?! Atëherë çfarë janë këto?”, iu drejtua Armela partnerit të saj, duke folur më shumë se asnjëherë më parë për marrëdhënien e tyre.

Për ata që e shohin nga jashtë, shumë prej tyre e konsiderojnë këtë sjellje të Damianos një përulje para femrës, që do t’i japë shumë pikë në sytë e gjithë feministëve./Panorama/

Next Post
Tyson Fury i kthehet boksit që të përballet me Joshuan

Tyson Fury i kthehet boksit që të përballet me Joshuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In