• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Loja cinike me refugjatët

by Aalison Pearse Stevens
02/03/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE ka dalë gjithmonë më i fortë nga krizat. BE ka gjetur zgjidhje dhe ka bërë kompromise vetëm kur është shtuar presioni, në momentin e fundit. Me marrëveshjet e fundit mes Austrisë dhe vendeve të Ballkanit për refugjatët, ato kanë shtuar jashtëzakonisht presionin ndaj Greqisë, që më në fund të veprojë. Njëkohësisht shihen edhe pamje të tmerrshme të refugjatëve, të cilët përpiqen me dhunë të kalojnë gjembat mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ndërsa policia përdor gazin lotsjellës për t’i shpërndarë ata. Kjo i detyron presidentët dhe kryeministrat e BE që edhe njëherë të përpiqen në samitin e 7 marsit të gjejnë një zgjidhje të përbashkët. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon një zgjidhje evropiane, por është e qartë që deri më 7 mars situata në Greqi do të ashpërsohet më shumë.

Qeveria e Austrisë do të donte që me pamjet e refugjatëve dhe migrantëve të rrethuar t’i frikësojë ata që të mos nisen nga Siria, Iraku, Afganistani. Por harrohet se në kufirin me Greqinë, në Athinë apo në ishujt e atjeshëm ka njerëz që vuajnë shumë nga kjo gjendje dhe varen nga vendimet e BE. Kjo është një politikë cinike, e cila duhet të ndërpritet menjëherë.

Dëmtimi i Greqisë nuk është zgjidhje e mirë

Problemi nuk mund të zgjidhet duke e hedhur atë mbi Greqinë. Greqia nuk guxon të lihet në baltë, tha edhe kancelarja Angela Merkel, në një interivstë të dielën. Por pikërisht kjo po ndodhë Një alternativë tjetër Evropa ende nuk e ka treguar. Ministri austriak i Mbrojtjes i ka sugjeruar kancelares Merkel që t’i transportojë refugjatët nga Greqia në Mynih. Kjo tregon qartë se fati i njerëzve është shndërruar në një mjet për presione politike. Kjo është thjesht e paturpshme.

Po çfarë duhet të bëj Greqia? A thua duhet të dështojë totalisht? Kryeministri grek Alexis Tsipras ka kërcënuar me bllokadën e vendimeve të BE. As vendet e Mesdheut nuk duhet të tregojnë me gisht në drejtim të Greqisë. Ka 15 vite që migrantët dhe refugjatët jetojnë në Calais në kampe. Franca dhe Britania e Madhe nuk kanë gjetur deri tani një zgjidhje, veçse ngritjes së mureve dhe gjembave. Natyrisht që Calais është një dramë shumë më e vogël në krahasim me Greqinë. Por edhe ky vend mbetet një njollë në politikën ndaj refugjatëve.

Humaniteti nuk merret parasyshë

Politikbërje në kurriz të refugjatëve kemi edhe në Maqedoni, Greqi, Francë dhe në shumë vende të Evropës. Dhe kjo duhet të ndërpritet. Komisioneri i lartë i OKB për refugjatë ka kritikuar BE-në për provokimin e një gjendje katastrofale në Greqi dhe për këtë BE mban një pjesë të fajit. Këtu nuk ke çfarë të shtosh.

Nga samiti mund të presësh shumë. Por njerëzit kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm. A thua duhet të ketë sërisht ë vdekur për të treguar më shumë gatishmëri veprimi. Refugjatët edhe ashtu nuk mund të mbahen mbyllur në Greqi për një kohë tepër të gjatë. Ata do të gjejnë rrugë të reja nëpër Bullgari, Shqipëri, Egjip, Libi apo Itali. Shresa që problemi të zgjidhet me një marrëveshje me Turqinë të mashtron. Pa një ofertë evropiane, për të marrë refugjatët drejt nga Turqia, as Ankaraja nuk ka kurrfarë shkaku për bashkëpunim dhe mbylljen e kufirit me BE.

DW

Next Post

Dështimi i parë për Google, makina vetë-drejtuese përplaset me një autobus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarja e suksesshme/ Përfundoi turin e Future Nostalgia në Tiranë, ja miliona eurot që ka fituar ylli i popit Dua Lipa

Shiste produkte pa leje me emrin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore ndaj tregtarit nga Hong Kongu!

October 30, 2026
EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

October 30, 2026
I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

October 30, 2026
“Zgjedhorja”/ Palët e Këshillit Politik mbërrijnë në rezidencën e Yuri Kim, gati të nisë mbledhja “kokë më kokë” me treshen e ambasadorëve

Dy protestat e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane apel qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare!

October 30, 2026
Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

October 30, 2026
Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

October 30, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

October 30, 2026
Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

October 30, 2026
Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

October 30, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In