• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Logoja e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Veliaj: Një vit plot punë dhe energji pozitive

by Java News
18/01/2020 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia prezantoi publikisht para kryeqytetasve logon fituese të Tiranës për 100-vjetorin e saj si kryeqytet. Bashkë me ekipin e studios “Karrota”, logo e së cilës u përzgjodh fituese për 100-vjetorin shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkurti do të shënojë nisjen e aktiviteteve festive për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme.

“Sot është koha për të qenë bashkë dhe për ta përdorur këtë logo si një identitet, si një targë, si një simbol i Tiranës në 100-vjetorin e saj. Mezi pres t’ia fillojmë me aktivitetet, duke filluar nga muaji Shkurt me një itinerar që do të nisi në Lushnje, atje ku qyteti i Tiranës është shpallur kryeqytet. Do të duhet të kuptojmë që Tirana sot është kryeqyteti më i ri në Evropë. Tirana vetëm nga vitet ‘90 është katërfishuar. Duhet të flasim dhe për pjesën tjetër të popullsisë. Tirana sot ka në total 130 kombësi të huaja që gjithashtu thonë janë “tironsa”. Për të gjithë Tirana është shtëpia e tyre ndaj dhe ky 100 vjetor është edhe 100 vjetori i tyre”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se ky vit është edhe një moment për të reflektuar për atë që do të jetë Tirana në 100 vitet e ardhshme.
“Ky është një moment fantastik jo vetëm për të reflektuar, por edhe për të ëndërruar, çfarë Tirane do të projektojmë në 100 vitet e tjera, çfarë teatri do të kemi në 100 vitet e tjera, çfarë rruge do të kemi në 100 vitet e tjera, në cilat bulevarde do të ecim në 100 vitet e tjera, çfarë do të bëjmë për fëmijët në 100 vitet e tjera”, u shpreh Kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri thirrje për më pak sherre dhe debate dhe më shumë bashkëpunim mes njerëzve, për të krijuar një qytet më miqësor me fëmijët.
“Nëse këto 100 vite jemi marrë me sherret e të rriturve, a mos ja vlen që siç kemi bërë 4-5 vitet e fundit, në 100 vitet e fundit t’i dedikojmë më shumë kohë për fëmijët, më shumë financa për fëmijët, më shumë plane për fëmijët, më shumë kopshte, shkolla, kënde lodrash, ambiente sportive për të treguar që Tirana s’mund të jetë vetëm politikë. Patjetër është epiqendra e partive, e parlamentit, e qeverisë. Patjetër ky është dhe vendi ku festohet dhe ku protestohet. Por a ka jeta më shumë se kaq? Unë them se po. Jeta ka më shumë se kaq. Ndaj dhe shpresoj që kjo logo apo dhe muzika që kemi zgjedhur dhe që do na shoqërojë në gjithë aktivitet që thotë e kam zemrën plot dashuri, do të jetë një kujtesë konstante që ky është një qytet i dashurisë, ky është qytet i optimizmit, një qytet i solidaritetit, një qytet i punës, një qytet me zemër të modhe siç thonë tironsit. Një qytet që i ka hapur derën për të gjithë”, tha më tej Veliaj.

Ai nënvizoi se Tirana e 1 milionë banorëve është edhe Tirana e 1 milionë mundësive.

“Tirana këtë vit me një milion banorë, ka gjithashtu një milion mundësi dhe do të doja që të mendonit për listën e aktiviteteve që do të brandojmë me këtë logo. Do të kemi mundësi që të fokusohemi për shumë çështje. Ka një mijë e një arsye për të festuar Tiranën kryeqytet, por sot në të gjithë atë listën e detyrave, e para është vendosja e një logo plot energji, plot ngjyra, siç është imazhi dhe energjia e Tiranës sonë. Ka ardhur koha që të festojmë dhe do të kemi një vit të tërë për aktivitete, për punë dhe për energji pozitive për Tiranën”, përfundoi Veliaj. /e.s/

Next Post
I vunë flakën kazanëve të plehrave dhe thyen dritaret, policia franceze arreston 30 jelekverdhë

I vunë flakën kazanëve të plehrave dhe thyen dritaret, policia franceze arreston 30 jelekverdhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In