• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Logjika e sëmurë e Monikës dhe e Bashës

by Alba Malltezi
12/11/2020 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Prej vitesh, krerët e dy partive kryesore aktualisht në opozitë në Shqipëri, po përpiqen t’i imponojnë opinionit publik një mendim logjik të mbrapshtë: Kush nuk është i rreshtuar me ta, është i shitur, i dyshimtë, i denjë për t’u përjashtuar, për t’u flakur e poshtëruar me të gjitha forcat e fjalës, shpifjeve dhe veprimeve.  E di mirë kush prej vitesh nuk ka qenë asnjëherë me metodën e tyre të punës dhe të veprimeve, por e provon menjëherë kush vendos që në një pikë të jetës të ndajë rrugët me ta. Të distancohet. Po i ndodh e njëjta gjë zv/ministrit të sapoemëruar të Financave Besart Kadia.

Për Monika Kryemadhin, Besart Kadia është një “i padenjë” edhe në diskurse të debateve publike pasi, sipas saj, ai “ka marrë projekte nga oligarkë si Samir Mane”. Ndërsa për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, Besart Kadia ka marrë financime “nga burime të dyshimta të verifikuara të klientëve preferencialë të Qeverisë”. Por sipas z. Basha kjo akuzë vlen vetëm për Besart Kadinë dhe të ngjashmit e tij, jo për kunatin e z. Basha, i cili e ka të gjatë listën e kontribuuesve jo vetëm të oligarkëve, por të të gjitha bizneseve kryesore në Shqipëri. Deri më tani, në botën e qytetëruar kemi mësuar se para’ të pista, të dyshimta janë ato të drogës, të trafiqeve, të korrupsionit; kurse dy liderët më të rëndësishëm të dy partive ndër më konkurrueset për të rimarrë pushtetin në vend, bombardojnë se janë punë të pista edhe ato të një biznesi të pacensuruar e të institucioneve të Shtetit shqiptar? Duhen fakte dhe hetime për të dalë në një përfundim të tillë, ndërsa dy liderët e PD dhe LSI e hedhin qëllimisht për ushqim të opinionit publik si një faj e fakt të madh. Rezultati? Mjaftoni të shihni postimet e militantëve të këtyre dy forcave politike këto ditë në rrjete sociale për ta kuptuar efektin më mirë.

Cilido i ri që mbaron një shkollë brenda Shqipërisë apo jashtë shtetit siç Besart Kadia e ka bërë në Angli, me kë duhet të punojë kur mbaron studimet dhe kthehet në Shqipëri? Nëse prindërit e tij nuk kanë hapur një sipërmarrje  private biznesi familjar, apo të kenë mjaftueshëm para’ të kursyera nëpër llogari bankare për ta ndihmuar atë të hapë një biznes, a është e jashtëligjshme që një shqiptar të bashkëpunojnë me bizneset vendase ose me institucione shtetërore përmes projekteve, ideve? Kur fëmijët e Monika Kryemadhit, të cilët po studiojnë edhe ata në Angli, të kthehen në Shqipëri, nëse nuk do të dëshirojnë të punojnë për biznese të familjes apo të partisë, nëse zgjedhin të punojnë për një projekt, shoqatë, biznes bujqësor apo komercial që nuk ka lidhje me atë të mamit apo babit, do të marrin automatikisht vulën “i shitur”, “e shitur”? Sipas Lulzim Bashës kush punon me qeverinë është klient preferencial, sepse kështu vepronte me bizneset ai kur ishte në Qeveri? Lulzim Basha në postet e tij të rëndësishme në Qeverinë blu bashkëpunonte me bizneset sepse në garë fitonte kush e bënte punën e kërkuar më mirë, apo kush ishte biznesi i tij i preferuar pa parë se ç’rrugë, ç’tulla, ç’hekur e ç’ura bënte për Shqipërinë?

U takon shqiptarëve të peshojnë, të verifikojnë e të gjurmojnë punët e njërëzve që do të zgjedhin: Kush punon me Ramën bën punë që duken e preken apo shton vilat pa mbarim? Kush punon për Monikën e Bashën bën punë që u mbeten shqiptarëve apo shtojnë vilat e apartamentet personale, makinat e llogaritë?Dhe më qesharakja: në vend që të thuhej që punon për Ramën, Bashën, Monikën e Berishën, të rinjtë shqiptarë të jenë krenarë të tregojnë se sa mirë e ç’punë të dobishme bënë për Shtetin, për Shqipërinë, jo si po ndodh tani.

Asnjë shqiptar nuk është i keq nëse punon me qeverinë e tij, por si punon me qeverinë e tij për Shqipërinë. Asnjë shqiptar nuk është i keq se punon me një biznes shqiptar, por sa ndershmërisht punojnë bashkë në respekt të ligjit dhe në përmirësim të jetës dhe shërbimeve në Shqipëri. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do të preferonin që Besart Kadia të punonte me firma fantazma, para’ të panjohura, e të ishte një nga ata “milionerët” çudibërës që shtojnë radhët e politikës me kushedi çfarë biznesesh, mjafton të mos punonte me qeverinë dhe me oligarkë “të padëshiruar” për shijet e Monikës e të Lulzimit. Kjo tymnajë do të zhbëhej nëse Monika, Luli e shumë politikanë të ngjashëm me ta, do të kishin punuar bashkë për të forcuar Shtetin që i ka të gjitha mjetet dhe njerëzit të dallojë mirë. Ky do të kishte qenë shërbimi më i vlefshëm për Shqipërinë. E në fund të fundit paradoksi është i pakufijtë: Sulmet ndaj Besartit, e kujtdo si ai, vijnë nga dy individë: Lulzim Basha e Monika Kryemadhi që tërë jetën kanë punuar vetëm për parti e institucione shteti e janë bërë kaq… pasanikë. (Shqiptarja.com)

Next Post
Vrasja e Azemit/ Rrëfimet e Zylfie Haklajt dhe pse Sali Berisha duhet të dëshmojë në gjyq

Rrëfim i 'Shotës' së Haklajve: Berisha përdori emrin e Haradinajt për të na goditur në Suedi, e akuzonte si kriminel lufte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In