• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Loboi për legalizimin e hashashit, Kokëdhima: Shqipëria qendër trafiku droge, të rrëzojmë Ramën

by Java News
28/01/2019 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga “Pasha i Jugut” që kërkonte legalizimin e kanabisit duke sulmuar publikisht Policinë e Shtetit kur godiste mbjelljen e hashashit, Koço Kokëdhima është shndërruar në “ushtarin” më të epërm të luftës kundër drogës.

Si për ironi, ai sot shprehet se Shqipëria është shndërruar në “selinë qendrore të trafikut të drogës në kontinent”, vendi është një narko-shtet dhe se anëtarësimi i vendit në BE po pengohet nga bima narkotike.

Edhe pse këmbënguli për vite me radhë publikisht dhe privatisht mbi legalizimin e kanabisit në vend duke motivuar kultivuesit, sot botuesi i disa medieve në vend gjykon se droga është armiku kryesor i aspiratës europiane të popullit shqiptar.

Ndërkohë, nuk kanë kaluar shumë kohë për të mos kujtuar deklaratat e ish “superdeputetit” i cili nuk kursente asnjë rast për të përmendur projektin mbi kanabizimin e vendit duke dalë kundër ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri gjatë ndërhyrjes në Lazarat.

Mesa duket, edhe pse pak vonë, Kokdhima reflektoi mbi idenë e legalizimit, të cilën qindra shqiptarë në ato vite e  konsideruan si “shkelje syri” të qeverisë për mbjellje të hashashit.

Më poshtë shënimi i Kokëdhimës:

“Gazeta britanike, “The Indipendent”, është një nga gazetat që numërohen me gishtat e dorës, për sa i përket seriozitetit, saktësisë dhe përgjegjësisë që mban për shkrimet e veta.

Pak kohë më parë kjo media ka dërguar në Shqipëri një prej gazetarëve të saj investigativë më të njohur, Borzou Daragashi, i cili ka realizuar një shkrim tronditës të botuar ditën e djeshme. Përfundimi i tij është i pa ekuivok; Në mes të Europës ekziston një Narko-Shtet, që quhet Shqipëri.

Pasi ka folur me eksponentë të policisë, krimit, me diplomatë në Tiranë dhe zyrtarë të BE që disponojnë informacion të dorës së parë, gazetari shkruan me bindje, se Shqipëria tashmë është shndërruar në “Kolumbinë e Europës”.
“Zyrtarët shqiptarë e pranojnë se kapin vetëm 10 për qind të drogës që trafikohet.

Por, një diplomat perëndimor shkon më larg. Ai tha se kapet vetëm 5 për qind. Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri, sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir”, shkruhet e zeza në të bardhë në këtë investigim.

Duke ju referuar vetëm viteve të fundit, sipas diplomatëve dhe zyrtarëve në Shqipëri, vendi është bërë selia qendrore e trafikut të drogës në kontinent. Më tej thuhet se paratë e krimit kanë depërtuar fuqishëm në ekonomi duke u investuar veçanërisht në ndërtim dhe kanë infektuar thellë elitën politike shqiptare.

“Është Kolumbia e Europës”, është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Është një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku, për të hyrë në BE”, thotë për gazetarin një diplomat i rëndësishëm në Tiranë.

Vini re në çfarë përfundimi është arritur; Kjo qeveri, dhe segmente të caktuara të politikës shqiptare nuk e duan anëtarësimin e vendit në BE, sepse humbasin miliarda nga trafiqet kriminale.

Partia “Zgjidhja” që kur është themeluar ka theksuar fortë dhe sistematikisht, se kjo qeveri dhe e gjithë klasa e vjetër politike, jo vetëm që nuk mund ta fusë vendin tonë në familjen evropiane, por janë armikja kryesore e kësaj aspirate të popullit.
Kjo media prestigjioze i ka treguar gjithë botës, se kryeministri Rama dhe gjithë piramida që ai drejton, janë vënë në shërbim të krimit të organizuar.

Nuk na kanë bërë vetëm turpin e Europës, por edhe rrezikun nr.1 të saj.

“The Indipendent” e ka rrëzuar qeverinë Rama, tani radhën e ka populli shqiptar!

Next Post
Akuzat e PD, reagon Urgjenca Kombëtare: Nuk ishin ambiente për pacientët

Akuzat e PD, reagon Urgjenca Kombëtare: Nuk ishin ambiente për pacientët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In