• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi rus i PD, “Pastrimi i Parave’ verifikon transfertat, priten informacione nga SHBA

by A R
15/04/2018 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lobimet e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë në vëmendje të Prokurorisë, e cila këtë herë ka kërkuar ndihmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, për vazhdimin më tej të hetimeve, raporton gazeta “Sot”.

Partia Demokratike akuzohet se është financuar nga kompani ruse, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompani guaskë me aksionarë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale.

Në lidhje me dyshimet që janë hedhur për lobimet e demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Drejtoria e Pastrimit të Parave do të verifikojë shumën e parave të transfertave të PD dhe për këtë pritet të skanojë llogaritë bankare. Në një kohë kur deri tani është deklaruar se totali i pagesave për lobim është 675 mijë dollarë, DPPPP do të zbardhë nëse kjo është shuma e vërtetë apo një pjesë e parave është fshehur.

Po ashtu, sipas informacioneve të gazetës një tjetër pikë ku do të fokusohet Drejtoria e Pastrimit të Parave do të jetë edhe “rruga” që kanë bërë paratë dhe burimi i tyre. Deri më tani është deklaruar se PD ka lidhur kontratë me kompaninë e regjistruar në Skoci “Biniatta Trade LP” dhe pagesat janë bërë përmes saj, por më shumë detaje pritet të zbulojë DPPPP.

Në kuadër të hetimeve të nisura për këtë çështje, pak kohë më parë në Prokurori u thirrën për të dëshmuar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi.

Informacionet e SHBA

Nga ana tjetër, gazeta e raportoi pak kohë më parë se me qëllim hetimin sa më të thellë të lobimeve të Bashës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dërguar letër-porosi mbi pagesat që kanë kryer kompanitë dhe deklarimet e bëra pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Në vijim të kësaj, burimet bënë me dije për gazetën se brenda muajit pritet që të vijnë informacionet e kërkuara në mënyrë që të “ballafaqohen” faktet dhe të nxirren në pah të vërtetat.

Faktin që Pokuroria jonë, në kuadër të hetimeve të nisura për këtë çështje të demokratëve, ka kërkuar dokumente edhe nga amerikanët e konfirmoi edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu disa ditë më parë gjatë një interviste televizive.“Janë dy çështje këtu. Njëra çështje është nëse janë shkelur ligje në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri. Në SHBA mund ta dini se kemi ligje kundër të huajve që ofrojnë para për fushata politike. Në Shqipëri, dimë që Basha ka kërkuar nga prokuroria të hapin një hetim. Kanë hapur një hetim dhe janë në proces për t’i kërkuar  qeverisë së SHBA-ve dhe prokurorëve të saj, për dokumente për këtë çështje.

Pra, ka një hetim të hapur në Shqipëri. Nuk mund të konfirmoj nëse ka një hetim të hapur në SHBA. Po e ndjekim çështjen nga shumë afër, nëse rusët kanë dhënë kontribute tek lobisti në emër të PD dhe Bashës. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një përpjekje shumë serioze nga rusët për të ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti anëtar të NATO-s”, deklaroi Donald Lu./SOT

a.ç

Next Post
‘Furtunë’ tek Hipoteka dhe ALUIZNI, ‘qytetarët’ shkarkojnë 46 zyrtarë

'Furtunë' tek Hipoteka dhe ALUIZNI, 'qytetarët' shkarkojnë 46 zyrtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In