• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi rus i PD, Basha thirrje Ramës: Prit hetimin e FBI-së dhe prokurorisë

by Java News
12/03/2018 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të presë rezultatet e hetimti të prokurorisë dhe FBI për kontratat lidhur me lobimin rus të PD. Sipas Bashës, e gjitha kjo është një tymnajë për të larguar vëmendjen nga Tahiri dhe droga e Maminasit.

“PD i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. Ulërimat e Ramës dhe shpërthimi i Ballës nuk mund ta heqin nga vëmendja faktin që përmes një takimi sekret në një spital po përgatiten dy mynxyra të mëdha: sabotimi i Maminasit dhe lirimi i Sajmir Tahirit. Le të presim hetimin, të presim edhe FBI-në që nuk e di as Presidenti amerikan kur nis hetimet, ndërkohë që këtu doli lajmi”, u shpreh Basha.

Lideri i opozites u shpreh se PD-ja do të kërkojë të enjten të votohen ndryshimet kushtetuese për të shkarkuar Arta Markun dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm me vetting dhe 3/5 e votave.

“Në Kuvend do paraqiten amendamentet kushtetuese që Shqipëria të ketë një prokuror të përgjithshëm me vetting dhe të zgjedhur me 3/5 e votave. Treguesit janë që Rama të votojë kundër, sepse është pikërisht kapja e Prokurorisë leva me të cilën ai po përpiqet të lirojë Sajmir Tahirin dhe të mbrojë Agron Xhafën. Kjo mund të ndodhë për disa muaj, por jo pafundësisht. Mjegulla qeveritare dhe sulmet ndaj opozitës, e cila ka bërë transparencë të plotë, nuk do të na e mbyllin gojën ne në këtë betejë”, theksoi më tej Basha.

javanews.al/a.ç

Next Post
Letra e Ramës për ‘7 krajlat’ si kazan balte kundër Shqipërisë, Basha nuk ka pse të jetë shakaxhi…

Kalinka e propagandës qeveritare dhe gabimet e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com