• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi/ Refuzoi dëshminë për letërporosinë amerikane, Basha mund të shoqërohet forcërisht?

by Java News
22/03/2019 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elton Qyno/ 

Ditën e enjte të kësaj jave, prokurori Gjergji Tako ju drejtua me një fletë-thirrje kryedemokratit Lulzim Basha, Arben Ristanit, Gazmend Bardhit dhe Ilir Dervishit, por çuditërisht të katër zyrtarët e PD nuk u paraqitën në ambjentet e prokurorisë. Sipas burimeve të prokurorisë fletë-thirrja kishte për qëllim që katër zyrtarët të pyeteshin në prokurori si persona që kanë dijeni për ngjarjen. Nevojshmëria për të pyetur për të dytën herë këta katër zyrtarë lindi pasi prokuroria e Tiranës u njoh me prova dhe fakte të reja që kanë mbërritur në adresë të saj, nëpërmjet dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia. Këto dy letërporosi që për hir të së vërtetës mbahen shumë sekret nga prokuroria, japin një tablo të plotë të transfertave bankare dhe lidhjen e kontratave të lobimit që PD ka bërë me kompanitë amerikane dhe skoceze, që në fakt pronarët e tyre janë shtetas Rusë.

Për këto të dhëna të reja që kanë dalë nga përgjigjet e letërporosive Basha, Bardhi, Ristani dhe Dervishi u thirrën të enjten në prokurori për të dhënë shpjegime të dyta, pasi është e domosdoshme për hetuesit që këta persona të pyeten për provat e reja që kanë mbëritur. Por çuditërisht të katër zyrtarët e PD, kanë refuzuar të paraqiten në prokurori me argumentin nuk duan të njihen me aktet hetimore. Por sipas burime të prokurorisë vetë PD e keqinterpretoi qëllimin e fletë-thirjeve, pasi njohja me aktet hetimore sic shkruante PD në letrën dërguar prokurorisë, sipas prokurorëve është një procedurë që i komunikohet personave nën hetim ose personave të pandehur. Kjo procedurë kryhet në fund të fazës së hetimit. Sipas prokurorëve Basha,Ristani, Dervishi dhe Bardhi janë thirrur në prokurori për herë të dytë me qëllimin e vetëm për tu pyetur si persona që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, dhe jo si persona nën hetim apo qoftë edhe të pandehur.

Në pamundësi për të realizuar ditën e enjte pyetjen e katër zyrtarëve, prokuroria e Tiranës pritet të ripërsëritë fletë-thirjen këtë javë për Lulzim Bashën, Arben Ristanin, Ilir Dervishin dhe Gazmend Bardhin. Nëse sërisht zyrtarët e PD do refuzojnë ti përgjigjën fletë-thirjes së prokurorisë, atëherë do aplikohet shoqërimi i tyre me forcë në polici, ku dhe do realizohet pyetja e katër personave. Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump. Por dy vite pas këtyre kontratave, Lulzim Bashës, do i duhet të japë llogari në prokurori para zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohen në qershor të 2019.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD. Në total,shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për periudhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.

Next Post
Elbasan, tritol në shkallët e një lokali, ekspertët çaktivizojnë lëndën eksplozive

Elbasan/ Përroi i Zaranikës i ndotur, banorët: Na rrezikohet shëndeti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In