• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lobimi në SHBA, Prokuroria sekuestron videon ku Basha dëshmon për paratë

by Java News
24/06/2019 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dalje publike e Lulzim Basha në një emision televiziv në 8 mars 2018, ka përbërë bazën e akuzës që prokuroria e Tiranës ka ngritur kundër kryedemokratit Lulzim Basha, sekretarit të Përgjithshëm të PD Arben Ristani dhe financierit të PD Ilir Dervishaj. Kjo video tashmë është sekuestruar dhe pritet të përdoret në gjyq si provë, pasi Basha jep një shpjegim mbi mënyrën e pagesës. Sipas prokurorisë së Tiranës subjekti politik, Partia Demokratike, ka mundur të vërtetojë me dokumente konkrete një pagesë prej 75 mijë dollarë në drejtim të Nick Muzin, një lobues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ajo që PD nuk ka arritur të vërtetojë në prokurori është pagesa prej gati 600 mijë dollarë, e cila nuk është bërë nga PD, por nga një kompani “Biniata Trade”. Fillimisht kjo kompani ka paguar 150 mijë dollarë. Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë të përdorur për lobimin në SHBA.

Sipas burimeve të Shqiparja.com, Prokuroria e Tiranës është ndihmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe FBI duke e furnizuar me të dhëna dhe informacione. Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t’i dënojnë deri ne 10 vite burg. Konkretisht, nga dokumentet e dorëzuara nga autoritetet investigative amerikane rezultojnë pagesa direkte nga ana e Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 2017 për 625.000 dollare. Partia Demokratike deklaroi ne Shqipëri vetëm 25 mijë dollarë, pra nuk njihet ende origjina e 600 mijë dollarëve që dyshohet të jenë para pa një burim të caktuar origjine.

Një pagesë, prej 150 mijë dollarësh, është bërë në një kompani lobimi në SHBA për llogari të Partisë Demokratike nga kompania guackë “Biniatta Trade” që rezulton në pronësi të dy qytetarëve rusë misteriozë.

Një ndihmë të madhe për hetimin e çështjes së kontratave lobuese në SHBA të drejtuesve të Partisë Demokratike, prokuroria shqiptare ka marrë nga kolegët e saj amerikanë. Pasi u publikua investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë, u nxitën tri hetime paralele: në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, të cilat janë ende aktive. Prokuroria shqiptare nëpërmjet letër-porosive kërkoi ndihmë nga SHBA dhe Skocia nga ku përfitoi shumë informacione të vlefshme. Hetimet fillimisht nisën në SHBA nga FBI-ja nga ku mësohet se prokuroria shqiptare është furnizuar me informacione që kanë çuar në zbardhjen e skemës së përdorur dhe në grumbullimin e provave të vyera.

/a.r

Next Post
Tatimet gjobisin Bankers me 120 mln euro; kompania shkaktoi evazion të rëndë fiskal

Tatimet gjobisin Bankers me 120 mln euro; kompania shkaktoi evazion të rëndë fiskal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com