• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lobimi” i Bashës, deputeti gjerman: Nuk mjafton vetëm rekomandimi i KE…

by A R
18/04/2018 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Komisioni i BE-së paraqiti të martën raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rekomandonte fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, reagimet nga Bundestagu për hapjen e negociatave me Shqipërinë janë më të rezervuara.

Pas një takimi të martën në Berlin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha DW se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave.

Gunther Krichbaum për DW (shqip): “Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i  CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit. “

Basha: Negociatat instrument presioni

Një grup deputetësh nga Partia Demokratike, të kryesuar nga kryetari i saj, Lulzim Basha, zhvilluan të hënën dhe të martën në Berlin disa takime për të bindur politikën gjermane, e sidomos partitë simotra anëtare të Partive Popullore Europiane, që me gjithë mangësitë reale të Shqipërisë, të japin dritën e gjelbër për çeljen e negociatave.

Lulzim Basha për DW(shqip): “Ne kërkojmë hapjen e negociatave si një mbështetje për gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë në Europë, po kështu po u kërkojmë miqve, të cilët janë skeptikë për përmbushjen e pesë kritereve të Komisionit Europian, votën e tyre për hapjen e negociatave, edhe si një instrument presioni për plotësimin e kushteve të paplotësuara, në veçanti për luftën kundër kapjes së shtetit me interesat kriminale, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për zbatimin e plotë dhe të drejtë të reformës në drejtësi, reformës në administratën publike e në veçanti reformën zgjedhore.”

Në kuadër të udhëtimit të tyre, të organizuar nga Fondacioni i CDU-së, Konrad Adenauer, deputetët e opozitës zhvilluan takime edhe me deputetë të Komisionit të jashtëm si edhe me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, për çështjet e sigurisë dhe të punëve të jashtme, Jan Hecker.

Rama në Berlin

Por Basha nuk është i vetmi politikan shqiptar që lobon tek parlamentarët gjermanë për hapjen e negociatave. Së fundi, edhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, (PS), kishte qenë në Berlin për të njëjtin qëllim, ku ndër të tjerash kishte pasur një seancë dëgjimore edhe në Komisionin Europian.

Krichbaum për DW (shqip):  “Mesazhi ynë është i njëjtë për të gjithë. Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk bëhen për të na bërë ne në Berlin një favor, por reformat bëhen për të çuar përpara vendin. Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe  reformat ekonomike,  kështu që ka ende shumë punë.”

Grupi parlamentar i CDU/CSU është më i madhi në parlamentin gjerman. Prandaj dhe vota e tij për fillimin e negociatave të Shqipërisë është e domosdoshme.

Por, nga ana tjetër, ajo votë do të influencohet në masë të madhe nga kryetarja e CDU-së, njëkohësisht kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.  Dhe, nëse ajo është për fillim të menjëhershëm të negociatave apo jo, këtë shpresojmë ta mësojmë javën e ardhshme, kur të takohet në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./a.m.

Next Post
Atentati i rremë ndaj Tom Doshit, gjykata liron nga akuzat Durim Bamin

Atentati i rremë ndaj Tom Doshit, gjykata liron nga akuzat Durim Bamin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

July 15, 2026
Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

July 15, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

“Paqja” në tregun e karburanteve zgjati pak, nafta i afrohet 200 lekëve

July 15, 2026
Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

July 15, 2026
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

July 15, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

July 15, 2026
Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

July 15, 2026
Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

July 15, 2026
Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

July 15, 2026
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In