• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi dhe parajsat fiskale/ Dënimi i Manafort mban frymën pezull edhe të Bashës në Tiranë?!

by Java News
22/08/2018 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pastrim parash në parajsa fiskale. Kjo ishte akuza me të cilën u dënua ish shefi i fushatës së Donald Trump për president Paul Manafort, i cili nuk është i panjohur si emër edhe në Shqipëri. Ish udhëheqësi i fushatës së presidentit Donald Trump, Paul Manafort, u gjet fajtor për tetë akuza për krime financiare, që shënon edhe fitoren e parë në një gjykim të ekipit të prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, shkruan javanews.al.

Në procesin që zgjati dy javë, prokurorët thanë se Paul Manafort fshehu miliona dollarë në parajsa fiskale për të shmangur tatimet në SHBA, raporton “VOA”. Por Paul Manafort njihet në Tiranë dhe si homologu i Nick Muzin, lobistit në interes të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Emri i Bashës lidhet me lobistët amerikanë për një pagesë të bërë nga parajsat fiskale që kap vlerat afro 1 mln usd, për të cilat ende sot nuk ka përgjigje për burimin e financimit, një vepër kjo që lidhet kryesisht me pastrim parash sipas një investigimi të bërë nga mediat amerikane lidhur me kreun e PD Lulzim Basha. Demokratët ishin ende në kulmin e çadrës së protestës, kur Basha pajtoi një nga njerëzit pranë administratës Trump, për ta ndihmuar që të përcillte vizionin dhe qëllimin e Partisë Demokratike pranë liderëve politikë dhe të biznesit në Shtetet e Bashkuara, shkruan javanews.al.

Disa muaj më pas, në nëntor 2017, kur çadra ishte mbyllur, PD ishte futur në zgjedhje duke dalë humbëse ndërsa Basha ishte rikonfirmuar kryetar, Nick Muzin ishte paraqitur dhe njëherë pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, për të sqaruar se për shërbimet ndaj demokratëve kishte marrë edhe një tjetër pagesë, prej 150 mijë dollarësh, nga firma Biniatta Trade.

Por Lulzim Basha jo vetëm që mohon ta njohë firmën Biniatta Trade, por mohon edhe pagesën që Muzin thotë se ka marrë të saj në emër të demokratëve. “Nuk e njoh fare Biniatën. Nuk i ka dhënë paratë për PD”, është shprehur Basha. Por sot dënimi i Manafort duket se është një provë e skandaleve ku janë përfshirë lobistët e ‘rekrutuar’ nga Basha.

A.Meta/ javanews.al

Next Post
Hapen mijëra vende të reja pune, ja 26 kategoritë që përfitojnë

Hapen mijëra vende të reja pune, ja 26 kategoritë që përfitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In