• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi dhe degradimi i politikës së jashtme!

by Java News
17/09/2022 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alban Daci 

Zakonisht e thuajse gjithmonë lobimi ka qenë një mekanizëm për të forcuar politikën e jashtme të vendit dhe po ashtu për të arritur ose afirmuar prestigj ndërkombëtar, por gjithmonë  është konsideruar mekanizëm për politika kombëtare e shtetërore!

Në këto momente të trazirave ndërkombëtare Shqipëria ka nevojë për më shumë se kurrë për lobim për të ndjekur e realizuar objektivat e saj ndërkombëtare ose për të afirmuar pozicionin e saj ndërkombëtar!

Po çfarë po ndodh ose çfarë ka ndodhur me lobimet shqiptare në këto vite? Ka rënë në nivele amatoriale e të turpshme duke u përdorur për manipulime ose karshillik të politikës së brendshme! Gjithashtu është kthyer në një mekanizëm fasadë që nuk prodhon politika konkrete, por vetëm thuajse mashtrim ndërkombëtarë për të treguar muskujt ndaj kundërshtarëve në politikën e brendshme!

Shkojnë në SHBA për të bërë një foto si për të dëshmuar mbështetje të fuqishme ndaj kundërshtarëve të tyre e në fakt kjo nuk prodhon asgjë, sepse shumë politikanë amerikanë as nuk kujtohen se me kë kanë bërë foto! Kjo lloj sjellje është sikur një Vip të kujtohet për autografet e tij që lëshon gjatë ditës!

Ky lloj lobimi fasadë e ka dëmtuar dhe e dëmton në fakt prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë! Tani, po shikojmë çdo ditë politikan ose pseudo personazhe që shkojnë e bëjnë foto tek dera e kongresin e shkruajnë dixhitura të ngjashme:

– Tani e mbrapa ditë më të mira për Shqipërinë

– Tani e mbrapa hallet e shqiptarëve do të mbarojnë

– Ditë më të mira

A thua se janë shpëtimtarë të Shqipërisë e të shqiptarëve? Në fakt shumica e tyre janë thjeshtë kloun! Politika amerikane funksionon vetëm mbi bazën e bashkëpunimit institucional e përmes kanaleve të tjera institucionale! Për të tjerat paratë e këtyre që i përdorin për lobimi e një foto, janë shpenzime të padobishme e sigurisht shpesh një kosto e tepërt dhe e panevojshme për xhepat e shqiptarëve!

Next Post
Stuhi e rrebeshe shiu në Tropojë/ Kryebashkiaku thirrje qytetarëve: Bëni kujdes! Bashkia Lezhë i paralajmëron: Ka rrezik për përmbytje

Stuhi e rrebeshe shiu në Tropojë/ Kryebashkiaku thirrje qytetarëve: Bëni kujdes! Bashkia Lezhë i paralajmëron: Ka rrezik për përmbytje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com