• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi 1-miliardësh, KQZ rëndon pozitën e Bashës: U fshehën pagesat!

by A R
14/12/2017 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rëndohen pozitat e Partisë Demokratike në raport me historinë e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me para, të cilave nuk u dihet burimi. Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka ‘tradhtuar’ Partinë Demokratike, duke i hedhur poshtë alibinë, sipas të cilës vlera e kontratave të lobimit dhe burimi i parave janë deklaruar në KQZ. Administrata e KQZ, me anë të një relacioni të siguruar nga Shqiptarja.com, konfirmon se, pagesa e 675 mijë dollarëve për lobim në SHBA, nga një kompani offshore, për llogari të Partisë Demokratike, është fshehur nga kjo e fundit.

Konstatimi zyrtar i KQZ erdhi pas presionit në rritje të Partisë Socialiste ndaj kryetarit të KQZ, Klement Zguri, të cilin e paralajmëroi të mos ndryshonte raportin financiar të PD, për vitin 2017, duke përfshirë kontratat me kompanitë “Stonington Strategies”, “Muzin Capitol Partners” dhe “Biniatta Trade LP, me qëllim për të shpëtuar drejtuesit e PD nga pasojat penale. “KQZ ka vlerësuar informacionin publik (fakte të nxjerra nga deklarata në media), në lidhje me shpenzime për konsulencë, të Partisë Demokratike me kompani të huaja. Sipas informacioneve publike Partia Demokratike ka bërë shpenzime për konsulencë në vlerën 675.000 dollarë, të paguara përkatësisht në datat 24.03.2017, 27.03.2017 dhe 09.06.2017.

Pagesa e datës 24.03.2017 në vlerën 150.000 dollarë është bërë nga një kompani e huaj. Dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike. Nga shqyrtimi i raportit financiar të Partisë Demokratike këto pagesa nuk rezultojnë të deklaruara”, thuhet në raportin e KQZ.

Nuk deklaron edhe 1.738.853 lekë

Sipas KQZ, PD nuk ka deklaruar as shpenzimet në vlerën 1.738.853 lekë për zyrat elektorale. “Kostimi i zyrave elektorale, referuar të dhënave të konstatuara nga monitorimi i tyre rezulton të jetë vlerësuar në shumën 1.738.853 lekë, shpenzim i padeklaruar në raportin financiar të Partisë Demokratike. Nga krahasimi i të dhënave të raportit të monitorimit dhe raporti të auditimit me raportin financiar të Partisë Demokratike, rezulton së Partia Demokratike ka të padeklaruar shpenzime të bëra për: Konsulencë me kompaninë Murphy Vogel Askeë në vlerën, 609.169 lekë sipas raportit të auditimit dhe në vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit. Me kompaninë Barnes & Thornburg LLP në vlerën 6.000.000 lekë sipas raportit të monitorimit. Media në vlerën 4,500.000 lekë sipas raportit të monitorimit dhe në vlerën 7.000.000 lekë sipas raportit të auditimit”, thuhet në dokumentin e KQZ.

Fshehja e dhurimeve

Drejtoria Juridike e KQZ, duke iu referuar raporteve të auditimit, ka konstatuar gjithashtu shkelje të tjera të Partisë Demokratike, gjatë fushatës elektorale. “Partia Demokratike ka respektuar pjesërisht përcaktimet e nenit 24/3, pika 2 të ligjit ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, pasi ka depozituar në KQZ brenda afatit raportin financiar të partisë për fushatën zgjedhore për Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2017, nuk ka deklaruar dhurimet në natyrë sipas rubrikës përkatëse të formatit te miratuar nga KQZ.

Nga shqyrtimi i raportit të auditimit rezulton se janë konstatuar shkelje të rregullave dhe ndalimeve të përcaktuara nga neni 90, pika 1 dhe 3 e Kodit Zgjedhor. Zyrat elektorale, nga auditimi rezultojnë dhurime në natyrë si kontribut i individëve, të njohura si të ardhura nëpërmjet vlerësimit dhe jo kontratave dhe faturave të blerjeve apo dhurimeve”, thuhet në relacionin e KQZ.

S’ka fatura dhe as kontrata

Sipas KQZ, PD ka shkelur ligjin sa i takon shpenzimeve në fushatë. “Individualisht shuma e vlerësuar si dhurim në natyrë është më vogël se 100 mijë lekë. Dhurimet nuk janë regjistruar në regjistrin e posaçëm dhe dhuruesi nuk ka nënshkruar deklaratën e dhurimit. Gjithashtu, duke qenë se nuk ka kontrata dhe fatura për zyrat elektorale, Partia Demokratike rezulton se nuk ka respektuar detyrimin  e përcaktuar në nenin 90, pika 3 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit çdo shpenzim i kryer për fushatën duhet të bëhet sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Nga shqyrtimi i raportit të monitorimit rezulton se: Monitoruesit nuk kanë arritur të japin opinionin në lidhje me respektimin e kufizimit të përcaktuar në nenin 2, pika 1 të Udhëzimi nr. 1, datë 31.05.2017 të KQZ-së, në lidhje me numrin e lejuar të zyrave elektorale. Sipas opinionit të monitoruesit, zyrat elektorale, rezultojnë dhurime në natyrë për të cilat nuk ka fatura, kontrata qiraje. Faturat e shpenzimeve janë globale dhe të pa detajuara për sa i përket informacionit për shërbimet apo artikujve e furnizuar”, vijon relacioni.

Konstatimi i KQZ

“Kostimi i zyrave elektorale, referuar të dhënave të konstatuara nga monitorimi i tyre rezulton të jetë vlerësuar në shumën 1.738.853 lekë, shpenzim i padeklaruar në raportin financiar të Partisë Demokratike”.

Lobimi

“Partia Demokratike ka bërë shpenzime për konsulencë në vlerën 675.000 dollarë. Nga shqyrtimi i raportit financiar të Partisë Demokratike këto pagesa nuk rezultojnë të deklaruara”. /Shqiptarja

Next Post
Prokurorët që hetojnë Tahirin “braktisin” Shullazin për ‘arsye objektive’, shtyhet seanca

Shullazi-prokurores: Kam përgjime, ju manipuluat dëshmitarët (debatet e Ylvi Beqajt me noteren)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvërneci/ Tifozët kuqezi i bashkohen protestës para Kryeministrisë!

Zvërneci/ Tifozët kuqezi i bashkohen protestës para Kryeministrisë!

June 6, 2026
Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec

Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec

June 6, 2026
“Po ia marrin frymën Kavajës!”, Balla: Bashkinë duhet ta rikthejmë me PS në 2027

“Po ia marrin frymën Kavajës!”, Balla: Bashkinë duhet ta rikthejmë me PS në 2027

June 6, 2026
Protesta kundër resortit në Zvërnec shtrihet edhe në Shkodër

Protesta kundër resortit në Zvërnec shtrihet edhe në Shkodër

June 6, 2026
Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

June 6, 2026
Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

June 6, 2026
Zvërneci! Protestë edhe në SHBA, shqiptarët mblidhen para ambasadës në Uashington

Zvërneci! Protestë edhe në SHBA, shqiptarët mblidhen para ambasadës në Uashington

June 6, 2026
OBSH: Shpërthimi i Ebolës në Afrikë mund të jetë ndër më të mëdhenjtë në histori

OBSH: Shpërthimi i Ebolës në Afrikë mund të jetë ndër më të mëdhenjtë në histori

June 6, 2026
Ukraina: Putin ka humbur mundësinë për t’i dhënë fund luftës, refuzoi bisedimet e paqes

Ukraina: Putin ka humbur mundësinë për t’i dhënë fund luftës, refuzoi bisedimet e paqes

June 6, 2026
Pamjet virale! Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Pamjet virale! Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In