• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Llumi mediatik dhe fenomeni “Ija (e) Besit”

by Java News
01/05/2018 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sara Gurabardhi/

Që të qartësohemi që në nisje: ky nuk është një shkrim kundër Ijes. Absolutisht jo. Ija është një gjyshe tipike shqiptare, që mbart si në portret, ashtu dhe në fizik, gjithë sakrificën, dashurinë dhe mbi të gjitha, sinqeritetin për familjen, që në kohën e saj, nuk konsiderohej thjesht rrethi i ngushtë prej tre, katër apo pesë personash. Me pak fjalë, Ija meriton vërtet respekt e parë së jashtmi.

Origjinaliteti i ndërthutur me realitetin e hidhur të fshatit, të imponon deri diku të njejtën ndjenjë respekti edhe për Besin si personazh publik në një popullsi kaq të vogël sa kjo e jona, sepse e gjithë mirënjohja dhe dashuria e tij ndaj gjyshes që e rriti, nuk mund të mbetet pa një vlerësim. Por, të gjitha këto, janë një e drejtë që i takon publikut, e jo medias!

Sado klishe mund të duket tashmë e shkruar (kur qindra mund ta kenë menduar prej kohësh), pyes veten se si mund të mos të të pështiroset kur ndez televizorin një pasdite të hëne dhe të ftuar speciale gjen Ijen e Besit. E kuptoj që mes llumit të telenovelave turke, indiane, më mirë ta nxjerrësh TV-në nga shtëpia (shto këtu taksën e shtuar së fundmi), por ja që ndonjëherë, edhe të lind dëshira për të ndërruar kanalet, nga njëri tek tjetri.

Dhe e lamë tek Ija e Besit…ose siç ishte etiketuar ndryshe këtë pasdite: “Gjyshja më e famshme e Instagramit”. Sepse Ija ka dhe Instagram dhe duke filluar që nga ne portalet, të gjiitha rrjetet sociale u mbushën me një lajm të tillë. Natyrisht, një tjetër fenomen që zhduk jo vetëm varfërinë që po rrënon vendin dita-ditës, por rrafshon dhe gjithë betonizimin e mundshëm  në kryeqytet, e jo vetëm.

Po, kaq fuqi ka Instagrami i Ijes! Çfarë mund t’i pyesësh Ijes vallë? Pak rrëfim mbi rininë, ose ndryshe: histori që nuk kemi durim t’i dëgjojmë as nga gjyshet tona. Pak rrëfim mbi Besin: që e njohim më mirë se familjarët tanë. Pak rrëfim mbi fshatin: që të gjithë kanë një tablo të qartë se si funksionon, parë kjo nga një këndvështrim kushtesh të vështira ekonomike ose një jetese normale, si ajo e Ijes.

Dhe pastaj, vjen momenti më kulminant, ai që të gjithë prisnin me padurim, që u lajmërua që në të ashtuquajturin insert për Ijen – më në fund, zbuluam sekretin e recetës së byrekut me hithra të Ijes. Një pjatë, së cilës Ija i bëri foto, e publikoi në Instagram dheee…besojeni ose jo, mori mbi 2000 pëlqime. Tani po, që mund të futemi të qetë në BE!

Jo vetëm kaq, pasi Ija është aq personazh i rëndësishëm, saqë vetë presidenti i vendit ka shkuar në Bubq për ta vizituar. Si e priti Ija, Ilirin? “Si çunin tem, se n’at’ mosh’ jan’. Për Zotin, si çunin tem’”, tha Ija, për Lirin (se kështu e thërriste). ‘Sa bukur, sa bukur…!’ Ija i rrit vetë pulat, pastaj i ther kur do nusja me çunin pak mish, pastaj futet në Instagram. A i shijon fama Ijes? “Hajd mo”, tha dhe vetë Ija.

Pastaj, pa e menduar fare se kush është Ija, pyet veten se kush është Besi. Aktor humori, këngëtar (?), personazh që u komentua gjatë për stilin luksoz të jetesës (si gjithmonë, mbetet mister edhe pse pak na intereson në të vërtetë)…burri i Xhensilës! Tjetër? Nuk di tjetër, por me këtë paditurinë time më bën përshtypje që çdo kanal i ka kushtuar rreth 40 minuta të mira gjyshes së njeriut të lartpërmendur.

Qoftë kjo taktikë e të bërit televizion një lavazh truri ose laksativ pas një vakti dreke me ushqime të thata, fakti që nuk përmend emra konkretë në këtë rast, vjen si pasojë e mbingopjes dhe përzierjes që të shkaktojnë secili nga emrat ‘prestigjozë’ që marrin përsipër të gjejnë personazhin aty ku nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë!

Shikueshmëria, klikimet apo çdo lloj forme fitimi afatshkurtër, që media po përdor ditët e sotme, nuk është gjë tjetër veçse një shtysë edhe më e madhe për të mbajtur një çantë gati, me sytë për të shtegtuar larg e më larg. Sepse, me totalin e problemeve jetësore e të përditshme që mbartim çdo 24 orë mbi supe, imponimi plot injorancë për të qeshur me zor, thjesht nuk është zgjidhje.

Por ç’pritet, nga një vend ku dhe kronikat e zeza bëhen sipas ndarjeve të partive politike…Mbetet vetëm t’i bëjmë fresk Instagramit të Ijes! (Marrë nga revista Bordo)

Next Post
Sot koncert në Sheshin “Skënderbej”, ja yjet e muzikës shqiptare që ngjiten në skenë 

Sot koncert në Sheshin “Skënderbej”, ja yjet e muzikës shqiptare që ngjiten në skenë 

Comments 1

  1. Ana says:
    9 years ago

    Fenomeni “Rudina-sa bukur, sa bukur” si moderatore te ben me shume te qash se te qeshesh. Per hir te argumentit, ndiqni ju lutem nje emision te tere qe Rudina i dedikon nje burri nga Berati, te cilin e therret “profesor” (ndoshta ngaqe ka punuar mesues ne fshatrat e Beratit), dhe i cili ka shkruar nje liber (!!!!!!) rreth te cilit vete “profesori” nuk flet dot se i “vjen turp”. Qesharakja, kur kalon kufijte e absurdes, nxit (jo gjithmone) kuriozitet social – ndoshta ngaqe eshte shokuese, e te le me goje hapur. Po te ishte thjesht një personazh jo interesant, unë ( mendoj cdokush tjeter gjithashtu) shtysem te ndryshoj kanal. Po ne rastin e absurdes ti i thua vetes: kjo moderatore e njohur ka pare diçka tek ky perdonazh derisa e perzgjedh dhe e mediatizon ( asnjeherë Nuk janë bërë të qarta kriteret e perzgjedhjeve të të ftuarve në këto emisinoneve). Tek e ndiqja, ky lloj emisioni, me kujtoi nje histori te hershme te nje poeti te njohur disident, te cilit kur ju kerkua te shkruante dicka per jeten proletare, nxori penen dhe shkruajti rrufe: “rrofte klasa punetore, hajde hame nje akullore”… Nuk duhet nenvleftesuar perzgjedhja dhe mediatizimi i absurdes si personazh. Edhe pse jo keqdashes, absurdja eshte e dëmshme për psiqiken e kujtdo, perfshi ketu dhe vete Rudinen apo te tjere si ajo…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In