• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lloji i diplomatit që i duhet botës

by Carl Bildt
22/07/2019 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carl Bildt / Project Syndicate

Libri biografik prej 300 faqesh për Richard Holbrooke, i gazetarit amerikan George Packer, është një libër i shkruar mjeshtërisht jo vetëm për ato që thotë mbi diplomatin amerikan, por edhe për mënyrën sesi e portretizon evolucionin e diplomacisë amerikane.

Nga Hoolbroke, Packer na tregon se ai ia kushtoi tre vitet e jetës së tij një lufte të vogël në një vend të errët, përtej vetvetes. Këtu duhet të pranoj disa paragjykime. Ndërsa po punonte për t’i dhënë fund kësaj lufte te tmerrshme në Bosnjë (vend i panjohur i Packër në vitet 90), arrita ta njoh Holbrooke mjaft mirë. Dhe pas kësaj, ne ballafaqoheshim me njëri-tjetrin në mënyrë periodike, veçanërisht në kontekstin e luftës në Afganistan, e cila ka mbetur pothuajse një dekadë pas ikjes së Holbrooke.

Jeta e tij në shërbimin publik nisi në fushat e orizit të Delta Mekong të Vietnamit, në fillim të viteve 60, kur SHBA u përfshinë në një luftë padyshim që nuk kuptohej. Si një oficer i ri, jashtëzakonisht ambicioz për shërbimin e jashtëm të zhvillim rural, Holbrooke mundi të shihte se realitetet në terren ishin shumë më të zhurmshme sesa vendimmarrësit në Uashington ishin të gatshëm të pranonin.

Pa dyshim që instinktet e Holbrooke ishin të sakta. Duart e kalitura në Uashington ndoqën përshkallëzimin e mëtejshëm, duke besuar se bombardimet pa dallim dhe një numër në rritje i viktimave të armikut do të ishin kurthi. Pak përpjekje u bë për të krijuar një shtet të besueshëm që mund të mbetej pas përfundimit të luftës. Dhe së shpejti brezat e rinj amerikanë kishin dalë në rrugë për të protestuar ndaj asaj që dukej si një luftë e pakuptimtë.

Presidenti amerikan Richard Nixon dhe këshilltari i tij Henry Kissinger do të vazhdonin braktisjen e çështjes katastrofike pas një ‘intervali’, duke u lejuar atyre të përqëndroheshin në menaxhimin e lojës së madhe me Kinën dhe Bashkimin Sovjetik.

Leksioni nga Lufta e Vietnamit ‘ngeci’ për të paktën një farë kohe. Ndonëse presidenti Ronald Reagan urdhëroi pushtimin e Granadës në vitin 1983, nuk kishte nevojë për një pushtim të tejzgjatur. Dhe pas bombardimeve të kazermave detare të SHBA në Bejrut, Reagan u tërhoq shpejt nga Libani.

Konsensusi ishte se nuk duhet të ketë më shumë ‘pirgje’. Amerika duhet t’i mbante këmbët e saj të thata dhe të fokusohej në çështjet e fuqive të mëdha.

Por pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Bashkimit Sovjetik, bota dukej se po bëhej më e komplikuar. Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të shpërfillte kaosin në Somali dhe gjenocidin në Ruanda. Dhe pastaj ishte Bosnja, me ‘grindjet e vjetra’ të saj. Të gjithë shpresonin që problemi të zgjidhej, por kjo nuk po ndodhte.

Në këtë rast, SHBA-të duhej të braktisnin politikën e saj të neglizhimit të shkëputur dhe injorancës me paramendim. Konflikti në Bosnje kërkonte një diplomaci të vërtetë.

Nuk u zgjidh me bomba, por nga diplomatët të cilët ishin ngritur nga grumbulli i deltës së Mekongut. Holbrooke së bashku me këshilltarin e Bill Clintonit, Anthony Lake, panë se kompromiset e vështira dhe të dhimbshme ishin të nevojshme.

Diplomacia përfundimisht çoi në paqe, dhe Clinton, i cili ishte i angazhuar, mesa duket e mirëpriti kontributin pozitiv në trashëgimin e tij presidenciale.

Për gazetarin Packer, historia e Holbrooke është gjithashtu një tregim për fundin e shekullit amerikan.

Si një çështje historike, kjo veçori e tregimit në libër është shumë e ekzagjeruar. Por jeta dhe karriera e Holbrooke pa dyshim përputheshin me një periudhë në të cilën ambiciet e Amerikës herë pas here tejkalonin aftësitë e saj.

Megjithatë, në zonat ku SHBA nuk i arriti qëllimet e saj, çështjet mund të kishin qenë shumë më keq nëse nuk bënte asnjë përpjekje.

Packer nga ana e tij arrin në përfundimin se nuk është “se nuk kemi njohur idhe durim”. Shumë pak amerikanë thotë ai, janë të gatshëm të kalojnë vitet e jetës atje për të kuptuar natyrën e konfliktit.

“SHBA preferon që luftërat e saj të jenë të shpejta dhe vendimtare, sepse na pëlqen fuqia e zjarrit më shumë sesa duam ta pranojmë”

Deri kur la postin e vit në vitin 2010, Holbrooke u përpoq të zbatonte gjithçka që kishte mësuar gjatë karrierës së tij në Afganistan. Por përsëri ai u përplas me të njëjtat bllokada të Uashingtonit, sikurse në kohën e Vietnamit.

“Ne amerikanës, shkruan Packer, nuk kemi qenë kurrë të mirë për menaxhimin e çështjeve të brendshme të vendeve të tjera. Ne jemi imperialistë të këqij. Ne jemi shumë kaotikë dhe të hutuar – shumë demokratikë/. Ne nuk kemi njohuri, forcë qëndrimi, mbështetje publike, klasa elitare për të drejtuar një perandori”.

Dhe kështu siç ilustron libri, Amerika vetëm pengohet. Lufta në Afganistan vazhdon, megjithëse administrata e Trump pritet ta braktisë konfliktin.

Edhe Bosnja është ende një vend i trazuar. Politikanët që përfaqësojnë tre kombësitë e tyre vazhdimisht po grinden dhe po përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin. Shumë nga të rinjtë e saj duan të largohen, të kërkojnë një të ardhme më të mirë në Gjermani apo gjetkë. Megjithatë, edhe pse Bosnja nuk është bërë një Zvicër, ajo ka paqe. Më më pak njerëz janë vrarë nga dhuna ndëretnike sesa në periferi të Parisit.

Për këtë, ne kemi një borxh të madh për diplomacinë amerikane, dhe veçanërisht për Richard Holbrooke. Bota është një vend më i mirë si rezultat i shërbimit të tij dhe Packer na ka dhënë një monument të denjë për karrierën e tij dhe epokën historike në të cilën ai e ka ndjekur.

*Përktheu JavaNews.al, titulli është përshtatur nga redaksia

Next Post

Edhe Kolegji zbaton porosinë e Ramës për t'i vënë kapak 30 Qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com