• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Llogaritë e Kombëtares, fitorja nuk garanton kreun, humbja na zbret në ligën C

by A R
18/11/2024 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithçka ose asgjë. Kjo është situata në të cilën e sheh veten Kombëtarja, përpara 90 minutave përmbyllëse të Nations League. Në situatën aktuale të grupit B1, Shqipëria mund të pozicionohet e para me pak fat, por edhe mund ta mbyllë edicionin në vendin e fundit dhe të zbresë në Ligën C.

Kjo dilemë mundon edhe stafin teknik me në krye trajnerin Sylvinho. Drejtuesi i stolit duhet të zgjedhë nëse do të rrezikojë për ta fituar sfidën me Ukrainën, por do të tregohet i kujdesshëm që mos të humbasë. Ashtu si ndodhi së fundmi në ndeshjen me Çekinë.

Renditja e tregon qartë, edhe nëse merr tri pikët në duelin e fundit, fitorja mund të mos i mjaftojë Shqipërisë për ta fituar grupin. Në këtë pikë fati duhet të jetë me kuqezinjtë, sepse për vendin e parë fitorja e Kombëtares duhet të shoqërohet me patjetër me barazimin në sfidën Çeki-Gjeorgji.

Nëse çekët fitojnë ata do të kenë një pikë më tepër se Shqipëria. Nëse suksesi shkon për gjeorgjianët, ata pozicionohen të parët, sepse me barazimin e pikëve dhe përballjeve direkte me Shqipërinë, ata avantazhohen nga golavarazhi më i mirë.

Skenari tjetër, që askush nuk e pëlqen, atë ku Shqipëria humbet, do të bënte që Ukraina të na rrëmbejë vendin e tretë dhe të na zbresë në pozicionin e fundit. Kjo do të përkthehej në rënie automatike në Ligën C.

Të luash për fitore, do të thotë të rrezikosh edhe humbjen. Vendimi do t’i takojë vetëm Sylvinhos.

Trajneri duhet ta ketë mësuar gjatë dy vjetëve në krye të Kombëtares se sa herë Shqipëria provon ti bëjë llogaritë me laps dhe letër, asnjëherë nuk ia ka dalë mbanë. E vetmja rrugë do të ishte të hynim në fushë për ta fituar ndeshjen.

/a.r

Next Post
Takimi i Albin Kurtit me Mickoskin| Cilat janë 3 marrëveshjet e reja mes Kosovës e RMV, mesazhi për Ali Ahmetin për gjuhën shqipe

Takimi i Albin Kurtit me Mickoskin| Cilat janë 3 marrëveshjet e reja mes Kosovës e RMV, mesazhi për Ali Ahmetin për gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In