• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj vë bast për makinën: Dorëhiqem nëse kushton më shumë se 49 mijë Euro

by Java News
17/09/2020 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se do të japë dorëheqjen, nëse automjeti i institucionit me të cilin ai qarkullon, kushton më shumë se 49 mijë Euro.

Bëhet fjalë për një makinë luksoze “BMW Seria 7” e viteve të fundit, që është denoncuar në media se kushton të paktën 100 milionë Lekë.

Duke folur në Parlament, ministri Lleshaj ka thënë se makina kushton 49 mijë Euro, ndërsa ka theksuar se ky automjet nuk është makinë e tij personale.

“Unë e di të qartë faktin që media, së cilës ju i referoheni ka bërë një mashtrim publik, për të cilin insiston në mënyrë kriminale prej disa ditësh. Po bëhen disa ditë që mashtron publikun në mënyrë skandaloze, duke thënë që “Sandër Lleshi ka blerë automjet”. Unë kam një automjet tip “Honda”, të vitit 2010, si Sandër Lleshaj. Kjo media nuk ka asnjë tagër të gjëmojë nga mbrapa automjetet, që përdor Ministri i Brendshëm, të cilat nuk janë vetëm një, janë disa. Dua t’ju them juve dhe publikut, që kjo media ka pasqyruar një fakt skandaloz, të rremë, që thotë “është blerë një automjet në vlerën 100 milionë lekë”, ndërkohë që është pasuar nga një media tjetër më e ndyrë se kjo, që thotë është 150 mijë Euro. Unë po ju them me përgjegjësi të plotë që mjeti i blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, nuk ka kushtuar 150 mijë Euro, nuk ka kushtuar 100 milionë, por ka kushtuar vetëm 49 mijë Euro. Ju sfidoj që të thonë kaq: – në qoftë se ai mjet nuk ka kushtuar 49 mijë Euro, unë jap dorëheqjen këtu. Në qoftë se ka kushtuar 100 milionë, atëherë jepni dorëheqjen ju. Megjithëse ju e keni dhënë dorëheqjen”, deklaroi ministri Sandër Lleshaj duke ju drejtuar deputetëve të opozitës parlamentare.

/a.r

Next Post
Detaje nga operacioni “Los Blancos” / Policia: Si u godit rrjeti i kokainës që drejtonin shqiptarët

Detaje nga operacioni "Los Blancos" / Policia: Si u godit rrjeti i kokainës që drejtonin shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza e karburanteve/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

September 8, 2026
“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

September 8, 2026
Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

“Berisha asnjë takim diplomatik”- Alesia Balliu: Saliu në SHBA shkoi vetëm për të bërë foto propagandë, është ende “non grata”!

September 8, 2026
Protestë para Bankers Petroleum, banorët kërkojnë pagesat për tokat: Nëse nuk na dëgjojnë do të bllokojmë puset e naftës! (VIDEO)

Protestë para Bankers Petroleum, banorët kërkojnë pagesat për tokat: Nëse nuk na dëgjojnë do të bllokojmë puset e naftës! (VIDEO)

September 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

September 8, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

September 8, 2026
Krimi i trefishtë në Shkodër, zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

Krimi i trefishtë në Shkodër, zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

September 8, 2026
Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon aktivitetin e kompanisë private dhe e gjobit!

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon aktivitetin e kompanisë private dhe e gjobit!

September 8, 2026
Përplasja mes biznesmenëve për pronën në Palasë, Filip Çakuli: VKM-ja për ta kthyer në ullishte pronën, një ‘deus ex machina’ si në tragjeditë greke

Përplasja mes biznesmenëve për pronën në Palasë, Filip Çakuli: VKM-ja për ta kthyer në ullishte pronën, një ‘deus ex machina’ si në tragjeditë greke

September 8, 2026
Hajdutët profesionistë terrorizojnë përsëri Francën, grabisin katër vepra arti me vlerë 9 mln euro në muzeun “Renoir”

Hajdutët profesionistë terrorizojnë përsëri Francën, grabisin katër vepra arti me vlerë 9 mln euro në muzeun “Renoir”

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com