• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj – Murrizit: Grabitësit e Rinasit profesionistë, i ikën policisë nga tuneli

by Java News
18/04/2019 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke iu përgjigjur Murrizit, ministri Lleshaj tha se shuma e grabitur në aeroportin e Rinasit është mbi 5 milionë euro, ndërsa shtoi se kompania e sigurisë ICTS-së nuk licencohet nga policia e shtetit, por nga Aviacioni Civil. Në vijim ai paralajmëroi masa ndaj kompanisë.

“Shifrat e grabitura, është diku te 5 pikë disa milionë euro. Punonjësit e ICTS-së, arrogantë, deri sot kjo kompani nuk është licencuar nga policia por Aviacioni Civil, do të merren masat që të futen në suazën e licencimit të policisë së shtetit“.

Lleshaj ka deklaruar se kontraktori i aeroportit të Rinasit i ka refuzuar Policisë së Shtetit të mbikëqyre kamerat e sigurisë duke thënë se janë evidentuar 12 probleme të mëdha në aeroportin e Rinasit, por asnjë nga këto nuk është marrë në konsideratë nga koncesionari.

“Kemi pasur rreth 12 komunikime zyrtare ku policia i kërkon marrje masash për mangësi të konstatuara, kurse në kthimet e përgjigjeve, citoj njërën në 2016, TIA shprehet se kompania përmbush dhe zbaton të gjitha detyrimet, gjithashtu sqaron se komunikimin e ka me Autoritetin Civil, pra i thotë policisë se nuk merremi me ju, ose në raste të tjera ka heshtur

Vërejtët kryesore të bëra nga Policia janë portat e papërshtatshme, rrethimi i jashtëm pa sensorë, kamerat jashtë funksionit, ndriçimi i pistës i pamjaftueshëm, zona e tranzitit po ashtu, shërbimet e sigurisë të pamjaftueshme e të paplota.

Janë të paktën 12 probleme të mëdha që janë evidentuar në kohë nga autoritetet përkatëse”, tha ai.

Ministri ka thënë se grabitja është kryer nga profesionistë, të cilët u larguan nga një tunel dhe i ikën vëmendjes së policisë.

“Masat pas ngjarjes janë të menjëhershme, hymë brenda aeroportit dhe morëm sigurinë, përfshirë edhe sallën e monitorimit të kamerave që ishte e ndaluar për Policinë e Shtetit, perimetri i jashtëm është tashmë nën mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura.

Grabitësit për një kohë shumë të shkurtër përfunduan brenda tunelit dhe i humbën vëmendjes së policisë.

Masat e marra, reagimi i shpejtë i policisë kanë siguruar prova që japin shpresë të madhe në sukses për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. Ky ishte episod i një serie ngjarjesh me të njëjtët autorë, ngjarja do zbardhet përfundimisht. Nuk ka qenë një rast i thjeshtë, grabitje me autorë profesionistë që kanë shpërthyer edhe zona sigurie më të mëdha, kanë shpërthyer burg të një vendi në BE, kanë vrarë punonjës policie dhe nuk është arritur të kapen, këtu kemi një sukses fillestar.

Garantoj qytetarët dhe deputetet që siguria e aeroportit është e garantuar dhe me masat në vijim arrin në nivele që na japin qëndrueshmëri të gjatë. Për të gjithë ata që e keqpërdorin këtë situatë, u them që nuk është apokaliptike, nuk është e vetmja ngjarje në botë, aeroporte e zona të tjera të sigurisë janë goditur jo tek ne por edhe në vende shumë më të fuqishme se ne, Gjermani, Nju Jork, Bruksel, Meksikë. Më  18 shkurt 2013, 8 të armatosur hynë në pistë në Bruksel dhe vodhën 16 mln dollarë diamante”, tha Lleshaj.

g.kosovari

Next Post
Ezopi, Sokrati, dhe gjuha e pakafshuar  e bulizmit politik…!

"Rrethi i Kujtesës" dhe eksperimenti me Bledarët - jetimë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

August 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 27 Gusht 2026

August 26, 2026
Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

August 26, 2026
Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

August 26, 2026
Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

August 26, 2026
Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

August 26, 2026
Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

August 26, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

Kur drejtësia nis para gjykatës

August 26, 2026
Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

August 26, 2026
Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com