• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj për protestën e opozitës: S’ka kuptim dhe as objektiv

by Java News
03/04/2019 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të mërkurën nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se institucioni që ai drejton ka realizuar një punë të shkëlqyer duke i dhënë “identitet” dhe adresë banimi në tre muaj rreth 300 mijë shqiptarëve që nuk kishin asnjë lloj adrese dhe regjistrimi në zyrat e gjendjes civile.

Në nisje të fjalës së tij, ministri Lleshaj vuri theksin te protesta e opozitës, duke e cilësuar si të pakuptimtë. “Një protestë që s’ka kuptim dhe as objektiv. Për sa kohë një grup njerëzish që pretendojnë se janë një grup politik, por që për mua në rastin më të mirë janë një grupim para politik dhe që angazhojnë e punësojnë qytetarë të verbër, ndonjëherë dhe minorenë e që të maskuar ngrenë dorën e që qëllojnë me kapsolla e gurë ndaj policisë së tyre, pa ditur se përse dhe që në fund përfundojnë ose në shtëpitë e tyre, ose në qelitë e paraburgimit, teksa masterat e tyre politik vijojnë të artikulojnë premtime për një Shqipëri të re, që askush se kupton se si do të jetë”, tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj më tej, vuri theksin te rëndësia që ka Ministria e Brendshme në kuadër dhe lidhjes me institucionet e pushtetit vendor ka një përgjegjësi të shtuar në realizimin e një procesi zgjedhor të drejtë. “Zgjedhjet janë kryefjala e demokracisë dhe sot gjejmë qetësinë në këtë sallë për të folur për këtë pjesë. Ministria e Brendshme ka një përgjegjësi të madhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Dua të ndalem në një aspekt të veçantë në regjistrimin e qytetarëve shqiptarë”, shtoi Lleshaj.

“Në ditët e para të punës sime kam konstatuar me befasi se rreth 300 mijë shqiptarë nuk kishin ende asnjë lloj adrese në regjistrin themelor të gjendjes civile. Aty ku qytetarët kanë të depozituar dhe identitetin e tyre si shqiptarë nuk kishin asnjë lloj adrese. Përveç disa kodeve të pakuptim 000, 999 apo 888, pra asgjë”, tha Lleshaj

“Pas një pune të mirë që më datë 3 mars 2019, në harkun e 2-3 muajve, ky numër po shkonte drejt 0 dhe kam kënaqësinë të konstatoj që shqiptarët sot në regjistër kanë të gjithë një adresë dhe kjo do ndikojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, tha Lleshaj, duke e cilësuar një hap shumë të vonuar, por gjithsesi tashmë të realizuar.

Ministri Lleshaj tha se ky akt duhet tashmë të implementohet edhe në terren. “Tashmë duhet implementimi edhe në terren i një sistemi adresash të sakta. Pasi vendi në këtë periudhë u mbush jo vetëm me ndërtime informale, por dhe me qytetarë informalë. Puna e strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe njësive të qeverive qendrore do vijojnë një fazë intensive që të vendosë në terren në çdo derë një adresë, një çdo rrugë një adresë. Në çdo fshat e qytet një emër. Në këtë kuadër të kësaj historie të çuditshme që ia kemi vendosur emrin informale, por që është ilegale në të vërtetë, dhe të paktën kësaj pjese të emrave dhe adresave ne tashmë duhet t’i japim fund”, tha Lleshaj.

“Zgjedhjet nuk mund të realizohen kurrë me standardet që kërkojnë njerëzit, pa ditur adresat e plota të gjithë qytetarëve”, tha Lleshaj, duke kujtuar dhe një paradoks të madh.

“Para pak kohësh ish-presidenti i vendit kërkohej në medie, pasi nuk i gjendej adresa. Kërkohej në media ish presidenti i vendit për seancë gjyqësore. Duhet të na vijë trup se si kemi arritur në 30 vite. Jemi në fazën që kërkojmë me Gjykatë e Prokurori e Polici, ish- kreun e fundit të shtetit, se nuk po flasim për adresën e presidentëve të parë të shtetit”, tha Lleshaj.

“Për të realizuar këtë projekt ambicioz, par për regjistrimin e plotë të adresave edhe në terren, ministria e Brendshme ka plane ambicioze që shërben në administrimin e mirë të zgjedhjeve. Mungesa e adresave, shtoi Lleshaj, është një mjegull e shfrytëzuar nga disa administratorë lokalë, duke bërë ndryshime në lista zgjedhore duke ndikuar dhe në rezultatin zgjedhor. Në këtë proces një rol të rëndësishëm kanë dhe prefektët”, shtoi ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ai tha se “procesi zgjedhor i këtij viti duhet të jetë një kërcim kuantik përpara edhe në drejtimit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, ku në qershor presim dhe çeljen e negociatave”.

Ai tërhoqi vëmendjen dhe për mjediset se ku organizohen zgjedhjet. “Një pjesë e madhe e qendrave janë pijetore, restorante, pra mjedise private. Kjo nuk është e këndshme, pasi shpesh herë qytetarët për të votuar duhet të ndeshen dhe me gjysmën e fisit të pronarit të lokalit ku është ngritur qendra e votimit dhe kjo nuk është e përshtatshme. Ne kemi propozuar krijimin e qendrave mobile të lëvizshme, ku bashkia e Tiranës është gati ta aplikojë dhe ku si qëllim është afrimi  iqendrës së votimit në vende publike pranë qytetarit dhe jo në pijetore”, tha Lleshaj

“Një element tjetër i rëndësishëm janë dhe kartat e identitetit. Ju e dini se një pjesë skadon në vitin 2019 dhe veç masave të marra nga ky Kuvend për zgjatjen e vlefshmërisë së tyre, po merren masa për të mënjanuar problemin dhe në fund të vitit 2019, kur të ndodhemi sërish përpara të njëjti ngërç”, tha Lleshaj.  Ai tërhoqi vëmendjen se kushtet për marrjen e kartës së identitetit edhe pse vetë karta ka tipare europiane, kushtet janë jo europiane.

Sipas tij, po punohet për tu krijuar kushtet europiane për të marrë kartat e identitetit të cilat janë të standardeve europiane. “Në Tiranë ka nisur procesi, ku ka ndryshime substanciale sa i takon shërbimit. Ne duam që qytetarët të marrin shërbimin e merituar në kushtet europiane dhe qasja që Ministria e Brendshme ka është që zyra e aplikimit të afrohet te qytetari dhe jo qytetarit te zyra. Kjo ka kosto, por kostot janë të justifikuara për shkak të qëllimit fisnik që kanë”, tha Lleshaj. “Nxis qytetarët të shkojnë dhe të aplikojnë për kartat e identitetit e të mos ushtrohet i gjithë presioni nga radhët në fund të vitit”, tha Lleshaj.

g.kosovari

Next Post
Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan

Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com