• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj: Modernizimi i policisë i jep epërsi ndaj krimit, të vendosur në rrugën për të luftuar kriminalitetin

by Java News
02/04/2019 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë në MB “Manaxhimi i çështjes” u shpreh se është bërë shumë punë në modernizimin e policisë. Lleshaj tha se modernizimi i policisë bën që të luftohet më mirë krimi.

“Është bërë tepër punë në modernizimin e policisë. Modernizimi i polici i jep forcave policore epërsi ndaj krimit. Policia shqiptare është e vendosur në rrugën e saj për të luftuar kriminalitetin”, tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj nënvizoi se policia shqiptare ka mbështetjen e amerikanëve.

Lleshaj theksoi se policia do të rrisë epërsinë ndaj krimit. “Është fusha që ne do të dominojmë, sepse sado të sofistikohet apo të ndërlikohet krimi i organizuar, ai kurrë nuk mund të arrijë atë nivel sofistikimi dhe modernizimi që kemi ne dhe synojmë të kemi”, theksoi ministri i Brendshëm.

“Një arsye tjetër që modernizimi është kyç ka të bëjë me faktin sepse Policia e Shtetit  është një polici e vogël në numër por me detyra dhe probleme të mëdha për të zgjidhur dhe modernizimi është ai element që na kompenson dhe bën që kjo polici të jetë eficiente të jetë efikase për shkak se do të jetë çdo ditë e më moderne”, tha ai.

Lleshaj shtoi se sistemi që sot finalizohet është një hap tjetër modernizimi pas atij të funksionalizuar para disa javësh me futjen e tabletave në shërbim të policisë rrugore.

“Por sot bëhet fjalë për një projekt të madh i cili siç u përmend nga e ngarkuara me Pune e Ambasadës se SHBA është realizuar falë një mbështetje shumë të rëndësishme nga SHBA. SHBA ka ndihmuar në shumë fusha por kryesisht në atë të ndërtimit të sistemeve që është krijimi i arkitekturës siç është krijimi i asaj gjëje që mundëson ecjen tonë në të gjitha fushat. Është një projekt i madh, me vlerë 10 milion dollarë. Ky është një program që ka investuar te njerëzit pasi një numër i madh punonjësish të policisë i janë nënshtruar trajnimit dhe janë 6000-6100 konkretisht, ndërkohë që pjesa tjetër ka qenë për anën teknike”, tha ai.

Lleshaj tha se me vendosjen e këtij sistemi ne vendosim një standard të ri të Policisë së Shtetit.

“Me sistemin ne standardizojmë procedurat e punës. Ky na krijon mundësinë që çështjet të menaxhohen në mënyre rigoroze, pra të mos kemi firo gjatë procesit sepse menaxhimi manual i procesit kërkon instrumente teknike. Na mundëson të kemi një tablo të plotë të realitetit, gjithçka ndodh raportohet në polici. Po ashtu sistemi i menaxhimit na bën të bëjmë analiza e cila mundëson riorientimin e policisë në ndërtimin e politikave të reja për të adresuar krimin dhe fenomenit e tjera që lidhen me të”, shpjegoi ministri.

Më tej ministri Lleshaj tha se “po ashtu ky sistem krijon bazën për bashkëpunim të ri midis Policisë së Shtetit dhe prokurorisë dhe ky bashkëpunim garanton qasjen e përbashkët. Sistemi eviton tablotë paralele që krijohen mes policisë dhe prokurorisë. Jo rrallë ndodh që policia ka një pamje tjetër për realitetin dhe prokuroria ka një tjetër pamje. Sistemi tashmë e mundëson këtë si dhe mundëson që të eliminohen alibitë institucionale”.

“Ky sistem vjen në një moment të rëndësishëm, pasi jemi në fazën kur reforma në drejtësi është tashmë në fazën vendimtare të saj, në fazën e finalizimit të madh, në fazën kur kthim pas nuk ka dhe garancia e suksesit është e qartë dhe që ajo që pritet nga të  gjithë është që çdo institucion të japë kontributin e vet dhe ky sistem i vjen në ndihmë ekzaktësisht në mënyrë të sinkronizuar procesit të reformës në drejtësi, pasi një reformë në drejtësi pa një polici moderne, funksionale nuk mund të implementohet”, theksoi ministri.

Next Post
Balla: “Mercedes Benz” prodhon pjesë këmbimi në Librazhd

Balla: "Mercedes Benz" prodhon pjesë këmbimi në Librazhd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In