• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj mesazh Oficerëve të Policisë Kriminale: S’ ka mundësi të bëhesh i pasur nga shërbimi publik

by Java News
01/08/2019 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një bashkëbisedim në klasën ku zhvillojnë mësim, me studentët që brenda pak javësh përfundojnë kursin për Oficerë të Policisë Kriminale. I shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të Akademisë së Sigurisë, ministri parashtroi arsyet dhe nevojën për forcimin e strukturës për luftën kundër Krimit Ekonomik.

“Një ndër arsyet e mëdha se përse në Shqipëri ka supervila, supermakina, superparty, por ka ende shkolla të papajisura, qendra shëndetësore të papajisura, komisariate të papajisuara, rrogëtarë të shtetit të papaguar mirë e të tjera me radhë, është fakti se ne nuk jemi në gjendje ende që atë pjesë që i takon shtetit, ta marrë shteti. Pse nuk ndodh kjo? Sepse shumëçka rrjedh përmes kanaleve të ndryshme, përmes evazionit fiskal, përmes kontrabandës, përmes kanaleve të tjera, rrjedh në xhepa privatësh, të cilët fuqizohen, por rrënojnë atë pjesën publike. Është kjo arsyeja pse na duhet një strukturë e fortë e kundër krimit ekonomik. Një strukturë, e cila do të duhet që t’i marrë ato para që vidhen, t’ia kalojë buxhetit të shtetit dhe përmes buxhetit t’ia kthejë prapë taksapaguesve në formën e shërbimeve”, nënvizoi ai.

Ministri Lleshaj ftoi çdo student të diplomuar me rezultate të larta, që ka dëshirë të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit, të aplikojë deri në 15 shtator.

“Ky është kursi i parë që bëhet. Ne do të hapim tjetrin në muajin tetor. Dhe duam që të vërtetojmë që është e mundur të bëhen oficerë policie nga universitetet dhe ju keni në dorë që përmes performancës suaj të justifikoni rrugën dhe ta mbani hapur atë për të tjerët që do të vijnë pas jush. Ne do t’i mbajmë hapur të dy kanalet; edhe kanalin që vjen nga universitetet, edhe kanalin që vjen nga shkolla e mesme dhe nga policia”, u shpreh Lleshaj.

Ministri i Brendshëm, gjatë bashkëbisedimit me brezin e oficerëve të rinj, u kërkoi të shërbejnë me ndershmëri në radhët e Policisë së Shtetit. “Ata që bëhen të pasur përmes shërbimit publik kanë bërë krim. Pikë! Nuk ka mundësi që përmes shërbimit publik të bëhet njeriu i pasur me para. Përmes shërbimit publik ju mund të bëheni të pasur në gjëra të tjera. Mund të bëheni të pasur në dinjitet, në ndjenjën e krenarisë së shërbimit ndaj qytetarëve, ndaj popullit tuaj, ndaj vendit. Sapo kemi nisur një proces të Vettingut, i cili është një proces që nis sot dhe nuk mbaron asnjëherë. Do të vazhdojë të thellohet, të sofistikohet në mënyrë që të sigurojmë që në Polici të kenë vend njerëzit që kanë nder me vete, që kanë dinjitet, që kanë sens shërbimi dhe që nuk kanë objektiva tjera përveç objektivit që të marrin një pagë të mirë, me dinjitet dhe me nder dhe kaq”, tha ministri./l.m

Next Post
GALERI: Me piercing dhe tatuazhe, 23-vjeçarja e famshme “çmend” plazhin

GALERI: Me piercing dhe tatuazhe, 23-vjeçarja e famshme "çmend" plazhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha krah kryetarit të LD-së në RMV: Nuk ka tymnajë që hyn mes nesh!

Ministri Hoxha krah kryetarit të LD-së në RMV: Nuk ka tymnajë që hyn mes nesh!

April 27, 2026
Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

April 27, 2026
Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

April 27, 2026
“Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh!

“Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh!

April 27, 2026
Skemat që po zbrazin llogaritë, mashtrimet online në rritje, bankat apel për kujdes ndaj “ofertave’

Skemat që po zbrazin llogaritë, mashtrimet online në rritje, bankat apel për kujdes ndaj “ofertave’

April 27, 2026
Goditi punonjësin e sigurisë në derbi, arrestohet 23-vjeçari tifoz i Tiranës

Goditi punonjësin e sigurisë në derbi, arrestohet 23-vjeçari tifoz i Tiranës

April 27, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Dosja “Buka”, dëshmitari tregon në gjyq lidhjet me Arben Ahmetajn

April 27, 2026
“Veliaj paguan avokatë të huaj”, zbardhet audio e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

“GJKKO është si hotel me 5 yje…”, mediat: Përplasje mes Dados dhe gjykatës në seancën ndaj Veliajt

April 27, 2026
Aleancë e fshehtë ushtarake? “Kupola e Hekurt” e Izraelit në Emirate

Aleancë e fshehtë ushtarake? “Kupola e Hekurt” e Izraelit në Emirate

April 27, 2026
Morën hakun e babait? Këta janë kushërinjtë Mëhillaj që kërkohen për vrasjen e çiftit Mujeci

Morën hakun e babait? Këta janë kushërinjtë Mëhillaj që kërkohen për vrasjen e çiftit Mujeci

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In