• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj i përgjigjet deputetit: OFL po godet pasuritë, ka përcjellë një mesazh të madh botës së krimit

by Java News
16/11/2020 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është thirrur në një interpelancë urgjente nga disa deputetë të opozitës së re në Kuvend për të folur për sigurinë në vend dhe kriminalitetin.

Deputeti Lita i drejtoi nga foltorja e Kuvendit disa pyetje mbi kriminalitetin ministrit Lleshaj, ku mes të tjerash tha se Shqipëria kishte një njollë të zezë gjatë qeverisjes së PD-së, që ishte Lazarati, ndërsa tani është shndërruar e gjitha në Lazarat.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha se prodhimi i kanabisit në Shqipëri ka rënë në nivele historike, ndërsa theksoi se edhe krimet kanë shënuar një rënie të ndjeshme, si dhe janë goditur më shumë grupe kriminale.

“Interpelencat urgjente me ministrin e Brendshëm duhen parë pozitivisht. Para një muaji duke folur në kushtet e urgjencës për temën e sigurisë në vend kam thënë se na duhet mbështetja e politikës ndaj policisë mbi krimin. Niveli i rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri është në parametrat më të mirë historik të regjistruar në tre dekadat e fundit. Në periudhën janar-tetor 2020 janë regjistruar mbi 27 vepra penale, krahasuar me mbi 29 mijë të regjistruar një vit më parë. Sa i përket krimeve të rënda kemi ulje gjatë vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe janë regjsitruar më pak krime në familje, vjedhje, si dhe krimi i vrasjes ka ulje të theksuar. Në vitin 2020 janë regjistruar 44 vrasje, ndryshe nga viti kur opozita e sotme dorëzoi pushtetin, kur kishim mbi 100. Kemi vende të BE që e kanë këtë tregues shumë herë më keq se Shqipëria dhe për këtë mund t’i referoheni të dhënave të Instat.

Sa i përket cështjeve që lidhen me sigurinë rrugore, kemi edhe këtu të dhëna pozitive. Në vitin 2020 kemi 153 të vrarë në aksidente rrugore, një reduktim i ndjeshëm nga vitet e mëparshme. Kundër krimit të organizuar kemi shënuar rezultate pozitive. Kemi Task Forcën Forca e Ligjit dhe operacionin Forca e Ligjit, që janë dy gjëra të ndryshme. Kemi shkatërruar 30 grupe kriminale gjatë këtij viti. Anëtarët famëkeq të strukturave kriminale janë pas hekurave. Opozitës tashmë i kanë shteruar ato emra të personaliteteve të krimit të organizuar, që i lakonte cdo ditë. Operacioni Forca e Ligjit, që godet pasuritë, ka përcjellë një mesazh të madh ndaj gjithë botës së krimit në Shqipëri, duke e cuar situatën në një stad të panjohur më parë. Edhe konfiskimet e këtyre pasurive do të arrijnë në një stad të panjohur më parë në vend. Më 2020, policia ka shtuar nivelin e kontrolleve në vend, si dhe ka rritur bashkëpunimin me partnerët. Më 2020 autoritetet italiane kanë kapur vetëm 900 kg kanabis me origjinë nga Shqipëria, kaq! Ka rënie në nivele historike të prodhimit të kanabisit në vend. Sasitë kanë arritur në minimum historik“, deklaroi Lleshaj.

g.kosovari

Next Post
Nesër del para gjykatës se u kap me armë në ‘Audi Q7’/ Fjolla Morina është shtatzënë 2 muajshe

Marrin një tjetër rrjedhë hetimet për Fjolla Morinën/ Pushohet çështja për të dashurin e këngëtares dhe shoferin

Comments 2

  1. juventusl says:
    5 years ago

    Po ik more plehre,cfare krimi po godet OFL,nuk te vjen turp?

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Ku jane rrezultatr sh leshi,ka vetem fjale,rrezultate konkrete nuke ka.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In