Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi sot Koplikun në Malësi të Madhe për inagurimin e një komisariati të ri.
Në fjalën e tij për mediat, Lleshaj falenderoi kontribuesit dhe këtë gjest që e konsideroi si një mesazh shumë të rëndësishëm të angazhimit qytetar.
Ndër të tjera, ministri i Brendshëm foli edhe për hapjen e negociatave. I pyetur në lidhje me qëndrimin e Holandës, Lleshaj se këto ditë ka qenë për vizita të ndryshme për të parë se si po përparon ky proçes.
“Në një farë mënyre e kuptojmë skepticizmin e Holandës, por më duhet të them që ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet e vendosura. Por ne nuk e ndërrojmë dot veten tonë, por kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për të plotësuar kriteret e vendosura.
Në Holandë ka një lloj kriminaliteti që buron nga disa persona që mbajnë pashaportë shqiptare, por që është më i vogël se sa kriminaliteti që shkaktohet nga shtetas të ndryshëm të vendeve të tjera që janë në Europë dhe jetojnë në Holandë.
Nuk është se shqiptarët përfaqësojnë një gogol dhe një rrezikshmëri të madhe për Holandën dhe këtë e dinë edhe vetë deputetët e Holandës. Shpresoj të reflektohet në vendimin e tyre kjo gjë,”– tha Lleshaj ndër të tjera.
/a.r