“E kam bërë këtë. Kam qenë tek familja Rasha. S’jam shumë dimension publik mediatik. Kam qenë dhe i kam kërkuar ndjesën familjes Rasha. Kam shkuar pasi kam dhënë dorëheqjen. Ndaj kam vonuar vajtjen me qëllim, që të kryerja një akt. Shpreha disa fjalë që ndonjëherë kanë peshë. Fjalët të shoqëruara me një akt ishin ndjesa e plotë ndaj familjes. Reagimi i tyre ishte krejt reagim dinjitoz i një familje shqiptare, që di të arsyetojë në një situatë tragjike që i ka pllakosur. Ishte dinjitoz. E prisja. E di që një familje e këtij konteksti reagon kështu.”, tha Lleshaj.