• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Llatja: Më 14 maj vijojmë punën përpara. Boçi tradhëtoi edhe të djathtët duke ia shitur fytyrën Ilir Metës

by Java News
06/05/2023 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Latja ka komentuar alternativën përballë në zgjedhjet e 14 majit . Në një postim në rrjete sociale, Llatja që në këto zgjedhje kërkon një mandat të dytë thekson se Luçiano Boçi është një figurë politike e ricikluar të cilin qytetarët e Elbasanit nuk e meritojnë.
“Luçiano Boçin unë e njoh si njeriun që nën bekimin e Sali Berishës kandidoi për Bashkinë e Elbasanit 16 vite më parë dhe u refuzua me votë masive. E njoh si njeriun që prej shumë vitesh nuk ka zbritur nga pushteti politik por nuk ka bërë asgjë për qytetin tonë. E njoh si ish-kryetar të PD-së në kohën kur e njëjta dyshe Berisha-Meta drejtonin qeverinë e kur selia e drejtuar nga Boçi u kthye në agjenci për shitjen e vendeve të punës. Çdokush në Elbasan e rrëfen këtë fakt si një kujtesë e freskët.
Ajo çka është provë e pakontestueshme është fakti se Luçiano Boçi është një figurë politike e ricikluar. Është një ofertë politike e rikthyer pas 16 vitesh të cilën qytetarët e Elbasanit nuk e meritojnë. Një fëmijë që ishte 2 vjeç në vitin 2007 kur Luçiano garoi për Bashkinë e Elbasanit sot është votues për herë të parë dhe nuk mund të jetë fyerje më e madhe se sa të shohë në fletën votimit emrin e Luçiano Boçit”, shprehet ai.

Teksa risjell në vëmendje akuzat që Boçi ka bërë ndër vite ndaj Ilir Metës për korrupsion, kryebashkiaku socialist shprehet se Luçiano Boçi ka tradhëtuar edhe të djathtët duke ia shitur fytyrën dhe emrin e tij Ilir Metës
“Deri dje, Luçiano Boçi ishte ai që akuzonte Ilir Metën për ryshfete miliona euroshe teksa kërkonte që ai të dorëzohej para drejtësisë. Sot, ai është kandidat me vulën e partisë së Ilir Metës dhe shprehet krenar që ndodhet në krah të tij! Cilin Luçiano Boçi duhet të besojnë qytetarët e Elbasanit?! Ilir Floriri dhe Sali Nongrata nuk kanë asnjë lidhje me të ardhmen e Elbasanit. Ata po e përdorin Luçiano Boçin për të marrë peng Elbasanin e për ta përdorur si kolateral në revolucionin e tyre imagjinar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Duan të marrin peng ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, korridorin 8 me zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë, automotoparkun dhe shëtitoren buzë Shkumbinit, restaurimin e Kalasë e dhjetra projekte të tjera. Duan tu hedhin hi syve të qytetarëve! Duan ta ndalin projektin tonë për Elbasanin 2030! Luçiano Boçi ka tradhëtuar edhe të djathtët duke ja shitur fytyrën dhe emrin e tij Ilir Metës! Luçiano Boçi ka tradhëtuar çdo qytetar të Elbasanit duke u ofruar si ofertë politike e një njeriu të shpallur non grata nga aleatët tanë strategjik. Kjo është arsye e mjaftueshme që asnjë qytetar i Elbasanit të mos e çojë votën dëm për ti dhënë oksigjen Sali Berishës dhe Ilir Metës”, shton më tej Llatja.

Kandidati socialist shprehet i bindur se më 14 maj, qytetarët e Elbasanit do të zgjedhin për të vijuar përpara me projektet për zhvillimin bashkë me PS dhe qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. “Në 14 Maj, Luçiano Boçit do ti rezervohet një vend në Universitetin e Elbasanit ku mund të ushtrojë profesionin e tij ndërsa unë do vazhdoj përpara punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Bashkia e Elbasanit është e elbasanasve që duan të shkojnë vetëm përpara dhe nuk do të jetë kurrë e nongratave dhe mëkëmbësve të tyre që e duan vetëm për ta përdorur për interesa personale”, thekson Llatja./m.j

https://www.facebook.com/watch/?v=259878886423572&extid=CL-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C&mibextid=YCRy0i&ref=sharing

Next Post
FOTOT/ Jo vetëm në Tropojë, demokratët braktisin Berishën edhe në Kukës

FOTOT/ Jo vetëm në Tropojë, demokratët braktisin Berishën edhe në Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In