• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Llalla s’i shpëton lehtë vettingut, Kolegji vendos të marrë prova

by Java News
31/05/2018 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se ish kryeprokurori Adriatik Lllalla nuk do ta ketë të lehtë ‘largimin’ nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posacëm i Apelit vendosi pak minuta më parë që të administrojë si prova dorëheqjen e Llalës si prokuror në 2008 dhe urdhër largimin nga detyra si Prokuror i Përgjitshëm në dhjetor të 2017. Seanca e rradhes do te jete me 6 qershor.

Komisioneri publik:

Adriatik Llalla kur ishte prokuror ka dërguar në KPK dokumentet per rivleresimit kur ishte ne detyre. Kjo trupe ka nisur veprimet hetimore, nderkohe qe Llalla me 24.1.2018 i ka derguar leter KPK-së se nuk eshte me pjese e drejtesise, pas zgjedhjes se kryeprokurores se re. Ne pergjigje te shkreses se tij, KPK i kthen pergjigje llalles, duke e informuar se edhe pas perfundimit te mandatit ai ishte serish magjistrat. KPK i ka thene Llalles se vetingu nderpritet vetem kur jep doreheqjen nga sistemi.

Llalla me 12 shkurt dergon letren e doreheqjes te Presidenri i Republikes, ku shkruan se heq dore nga te qenit magjistrat. Me 16 shkurt KPK nderpret procesin e rivleresimit per Llallen pas doreheqjes se tij si magjistrat. Në rastin konkret, Llalla ka zgjedhur te mos i nenshtrohet vetingut. Por sipas nesh, KPK nuk mund ta nderpriste vetingun. Pasi Llalla ishte magjistrat edhe diten kur KPK ka vendosur te nderpresë vetingun. Sipas ligjit, statusi i magjistratit mbaron kur subjekti jep doreheqjen te Keshilli i Larte Gjyqesor ose keshillit te larte te prokurorisë. Ne kushtet kur keto dy institucione nuk jane ngritur akoma, ligji parashikon qe duhet ta kishte derguar doreheqjen te kld.

Seanca e sotme ishte vazhdimi i asaj të 15 ditëve më parë, e cila u shty pasi Llalla nuk kishte marrë njoftim për të dhe se avokati i tij duhet të rifreskonte prokurën. Kujtojmë se procesi i rivlerësimit për ishKryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-Kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel. Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish Kryeprokurorit.

Llalla nga Turqia: Nuk vij dot

Në nisje të seancës është lexuar prokura në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës ish-kryeprokurori Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.

“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time,
Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka qenë përmbajtja e prokurës.

Nderkohe qe mesohet se Llalla ndodhet ne Turqi dhe se prokura ne turqisht, eshte firmosur prej tij pardje. Pas terheqjes se trupit gjykues per te marre vendim, eshte rene dakord nga pese anetaret e Komisionit qe prokura te pranohet.

“Vullneti i Adriatik Llallës për tu përfaqësuar nga avokati Hazizaj, është deklaruar në 28.5.2018 përpara një noteri publik në shtetin turk, në prani të një përkthyese. Sipas përmbajtjes që e lexuam në seancën e mëparshme, ky dokument është pajisur edhe me vulë apostile. Në këto kushte trupi gjykues arriti në konkluzionin se avokati Hazizaj i ka tagrat e përfaqësimit të subjektit Adriatik Llalla”, tha kryetari i trupit gjykues, Sokol Como.

 

ma.me/javanews.al

Next Post
FOTOT/ Sytë nga vajzat e motrave Bregu, më të bukura se kurrë!

FOTOT/ Sytë nga vajzat e motrave Bregu, më të bukura se kurrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In