• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Llalla, ‘peshku i madh’ që ndihmon për negociatat, Brukseli pret arrestimet VIP”

by A R
03/08/2018 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se sekuestrimi i aseteve pasurore të Adriatik Llallës është bërë në kuadër të integrimit të vendit në BE.

Uebsajti global i lajmeve “Buisness Insider” dhe portali “Ballkan Post”, i kanë kushtuar nga një artikull luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri dhe sekuestrimit të pasurisë të ish-kryeprokurorit. Portalet theksojnë se me goditjen e Llallës negociatat me BE-në janë më pranë.

Sipas “Business Insider”, Tirana po vazhdon me përpjekjet për spastrimin e gjyqësorit për të çrrënjosur njëherë e mirë korrupsionin me qëllim që t’i hapen negociatat.

Por krahas kësaj, uebsajti amerikan “Buisness Insider” pohon nga ana tjetër se dhe Brukseli është në pritje të arrestimeve VIP dhe po e vë nën presion Shqipërinë që të skanojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

“Autoritetet shqiptare kanë sekuestruar asetet e ish-kryeprokurorit që po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Adriatik Llalla, që më parë ka qenë një nga njerëzit më të fortë të Shqipërisë, u akuzua në prill për refuzim të deklarimi të pasurisë, pastrim parash e krime financiare. Kjo vjen në një kohë kur Tirana vazhdon përpjekjet për spastrimin e gjyqësorit të gjymtuar nga korrupsioni, një detyrë që Brukseli e ka bërë prioritet për Shqipërinë në kuadër të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Nën presionin e BE, Shqipëria ka urdhëruar deklarimin e pasurive të rreth 800 gjyqtarëve e prokurorëve për çrrënjosjen e korrupsionit”, thuhet në artikull.

Lidhjet me krimin

Uebsajti “Buisniess Insider” krahas rastit Llalla, duke u ndalur tek raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit thotë se në Shqipëri janë dhe rreth 200 gjyqtarë dhe prokurorë të ekzaminuar që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Burimi raporton gjithashtu se në një raport të grupit të drejtave Komiteti Shqiptar i Helsinki thuhet se në qershor rreth 200 gjykatës e prokurorë të ekzaminuar “kishin lidhje me krimin e organizuar e korrupsionin, në mënyrë direkte ose indirekte”. Rreth 20 gjykatës janë dorëhequr nga postet për të evituar vetingun.

Mediat vendase thonë se organet gjyqësore së shpejti nuk do të mund të funksionojnë prej numrit të pamjaftueshëm të gjyqtarëve”, thuhet aty.

“Balkan Post”: Vetingu do të spastrojë të korruptuarit

Portali Balkan Post ka theksuar dje se reforma në drejtësi është një nga programet më madhore të Shqipërisë për spastrimin e sistemit famëkeq e të korruptuar të drejtësisë.

Duke u ndalur tek rasti Llalla dhe duke cituar artikullin e “Bussnies Insider”, portali “Balkan Post” thekson se ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar prona të tundshme e të patundshme me vlerë 915 mijë dollarë.

“Business Insider citon zëdhënësin e prokurorisë Denion Ndrenika, të thotë se gjykatat kanë sekuestruar “prona të tundshme e të patundshme” me vlerë 98.7 milion lek ($915,000).”

Sipas lajmeve, pronat përfshijnë një apartament në plazhet veriperëndimore të Durrësit dhe më shumë se dy hektarë toka, tha Ndrenika. Llalla la postin e tij në nëntor 2017 pas përfundimit të mandatit.

DASH njoftoi të mërkurën se ish-sekretari i shtetit Rex Tillerson e kishte përshkruar 49 vjeçarin Adriatik Llalla, dhe familjen e tij si të korruptuar dhe i ndaloi hyrjen në SHBA. Llalla ka qenë kryeprokuror nga 2012 deri në 2017 dhe vitin e kaluar ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, e akuzoi atë si “armik të reformës në drejtësi”, që është programi madhor i Shqipërisë për spastrimin e sistemit famëkeq e të korruptuar të drejtësisë”, thuhet në artikullin e “Balkan Post”.

Next Post
5 maji, nga Karl Marksi… tek hunjtë e demokratëve

Turizëm, vetting dhe ëndrra me shtator!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In