• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Llalla në arrati, KPA shtyn seancën më 13 maj: Të përsëritet njoftimi për ish-kyeprokurorin

by Java News
16/05/2018 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi u njoh me faktin se ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk ishte në dijeni për seancën e ditës së sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që ta shtyjë seancën e ankimimit ndaj tij më 31 Maj.

“Trupa gjykuese vendosi të shtyjë këtë seancë për në datën 31 Maj, për t’i lënë në dispozicion kohën e nevojshme subjektit (Llallës) për të plotësuar aktet e përfaqësimit”, tha drejtuesi i seancës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit u mblodh këtë të mërkurë për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Komisioneri Publik për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish-Kryeprokurori nuk ndodhej në sallë dhe kreu i Kolegjit sqaroi se ai nuk kishte paraqitur një motiv për mungesën e tij.

“Është thirrur për t’u paraqitur, njoftimi është bërë. Rezulton se subjekti i i rivlerësimit nuk është paraqitur në sallë të gjyqit, nuk kemi një njoftim zyrtar lidhur me ndonjë shkak objektiv për këtë mos paraqitje”, tha Çobo.

Ndërkohë për të përfaqësuar ish-numrin një të akuzës ishte avokati Sokol Hazizaj. Ai u shpreh se kishte më shumë se dy javë që nuk kishte komunikuar me Llallën dhe se ky i fundit nuk kishte dijeni për zhvillimin e kësaj seance.

“Në dijeninë time, ngaqë kam komunikuar nuk di të ketë dijeni. Komunikimi me Llallën ka qenë më shumë se dy javë më parë dhe ankimimin ia kam paraqitur nëpërmjet familjarëve, bashkëshortes. Ka kohë që s’kam komunikuar drejtpërdrejt”, tha Hazizaj.

Pasi dëgjoi avokatin, trupa u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me legjitimitetin e avokatit Hazizaj dhe vendosi që t’i japë kohën e nevojshme palëve.

“Trupi gjykues pasi u konsultua, duke u nisur nga qëllimi për të garantuar një proces të rregullt, pasi u njoh me deklarimet e avokatit se subjekti nuk ka dijeni personale deri në këtë moment për ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik vendos t’i kërkojë avokatit plotësimin duke u shprehur vullneti i të përfaqësuarit për t’i dhënë përfaqësuesit të tij tagrat për ta përfaqësuar. Trupi gjykues vendosi që të përsëritet vendimi i ankimit, si dhe të njoftohet për seancën Adriatik Llalla”, tha kreu i Kolegjit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të gjykojë ankimimin kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte vendosur në 16 Shkurt të këtij viti ndërprerjen e procesit të Vetting-ut për Adriatik Llallën, pasi ai u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë.

Do të jetë pikërisht ky Kolegj që do të vlerësojë nëse Llalla do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vetting-ut.

Trupa gjyqësore kryesohet nga Sokol Çomo, me relator Luan Dacin dhe tre anëtarët Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

a.ç

Next Post
Vettingu, Xhafaj: Policet me integritet mund t’i vënë ‘kufirin tek thana’ çdo zyrtari

"Xhafaj e dorëzoi vëllain, tani ju të tjerët vishni brekë hekuri"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In