• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Llalla kthehet në Shqipëri dhe nis betejën, apelon vendimin e sekuestros së pasurive

by A R
09/08/2018 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktualisht Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda po shqyrton verdiktin e datës 20 korrik të shkallës së parë, që vendosi sekuestro preventive ndaj disa pasurive të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Seanca është inicuar pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, zoti Sokol Hazizaj, por ndërkohë procesi po zhvillohet në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë avokati ndodhet me pushime.

Në këto kushte, gjyqtari i gatshëm dhe që i ka rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, ka kërkuar asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë gjithashtu me pushime.

Për këtë arsye seanca u shty për në orën 15:00. Aktualisht akuza përfaqësohet në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi, ndërsa seanca drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti.

Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vetingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vetingu dhe sigurisht në këtë pkë ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla fitoi.

Tashmë problemet ndaj ish prokurorit Adriatik Llalla burojnë pikërisht nga godina e qelqtë, nga e njëjta godinë kur më herët ai drejtonte akuzën dhe gjatë analizave vjetore, u kërkonte këtyre prokurorëve, që të ishin më intesivë në hetimin e korrupsionit./tch/a.m.

Next Post
Pse ilaçet duhen shoqëruar përherë me ujë

Pse ilaçet duhen shoqëruar përherë me ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com