• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Llalla i shpëton Vettingut, Komisioni i Kualifikimit ndërpret procesin e rivlerësimit

by A R
16/02/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Vendimi erdhi pasi ky i fundit u tërhoq nga e drejta për të qenë gjyqtar i Apelit. Përmes një letre ai i kërkoi KPK ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, kërkesë e cila u pranua sot.

Vendimi i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  njofton se trupi gjykues, i përbërë nga:

Roland Ilia                          Kryesues,

Pamela Qirko                    Anëtare,

Olsi Komici                         Relator,

Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson firmosi urdhrin sipas të cilit i ndalej hyrja në SHBA Adriatik Llallës. Ky vendim argumentohej me përfshirjen e ish-kryeprokurorit në afera korruptive.

/a.m.

 

Next Post
Jubileu i parë i shtetit të Kosovës

Jubileu i parë i shtetit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com