• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Llalla homologut belg: Mbledhja e KSK për Balilin tregues për luftën tonë kundër trafikut

by A R
08/02/2017 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka takuar në Bruksel me homologun e tij, Prokurorin Federal të Belgjikës, Frederic Van Leeuw ku kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në çështjet me rëndësi globale, “ku fokusi kryesor ishin masat e përbashkëta për luftën kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë..

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme,  Llalla informoi homologun e tij lidhur me hapat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të luftuar dhe minimizuar rastet e rekrutimit të shtetasve shqiptare për konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Prokurori i Përgjithshëm ka rikonfirmuar qëndrimin se “vendi ynë do  të vijojë të jetë aleat i Belgjikës dhe i kujtdo tjetër që ka si objektiv primar ruajtjen dhe forcimin e sigurisë për çdo njeri, pavarësisht etnisë dhe besimit fetar”.

Llalla është njohur nga Prokurori Federal i Belgjikës me problematikën e kriminalitetit shqiptar në atë vend, kryesisht për grupet që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme në shfrytëzimin e prostitucionit dhe trafikimit e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Për këto shqetësime, Llalla garantoi se Prokuroria, si edhe institucionet e tjera ligjzbatuese, do të vijojnë shkëmbimin e informacionit me autoritetet belge, si edhe do të intensifikojnë hetimet për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive në vendin tonë të shtetasve shqiptarë që janë të përfshirë në grupe kriminale në Belgjikë.

Nga ana tjetër, Llalla garantoi homologun e tij se autoritetet e larta shqiptare po tregojnë një interes të lartë për luftën kundër narkotikëve- thuhet më tej në njoftimin e prokurorisë. Si shembull konkret per këtë angazhim, Prokurori i Përgjithshëm përmendi në takim edhe faktin që “Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë diskutoi pak ditë më parë për problematikën me narkotikët, nisur edhe nga një rast konkret, hetimi për të cilin ka nisur pikërisht nga autoritetet e Belgjikës”.

Gjithashtu, duke iu përgjigjur interesimit të Prokurorit Federal të Belgjikës, Llalla e informoi mbi ecurinë e procesit gjyqësor penal kundër ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për një vrasje në Belgjikë dhe hetimi ndaj tij është zhvilluar nga ana e autoriteteve belge.

Next Post
Infermierja tentoi të vriste veten, shefi i kirurgjisë në QSUT: S’e dimë pse ndërmori aktin

Infermierja tentoi të vriste veten, shefi i kirurgjisë në QSUT: S’e dimë pse ndërmori aktin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com