• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Llalla emëron në Lezhë prokurorin e “listës së zezë”

by A R
19/07/2017 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i tij u publikua në listën e “zezë” të Kryeministrit Edi Rama pas denoncimit të qytetarëve të Bulqizës. Por Kryeprokurori Adriatik Llalla e shkarkon si kryeprokuror të Kurbinit dhe e emëron në krye të organit të akuzës në rrethin e Matit.

Kështu ndodhi me prokurorin Hysni Vata i cili është prezantuar sot përpara prokurorëve dhe oficerëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

Rreth orës 08.30 ka hyrë në zyrën e ish kryeprokurorit Abaz Muça dhe i ka dorëzuar një zarf. Besohet se brenda saj ishte vendimi i Adriatik Llallës për shkarkimin e tij nga posti që mbante dhe emërimin në këtë detyrë të prokurorit Hysni Vata.

Mësohet se Muça ka dorëzuar zyrën dhe materialet që ishin në inventarin e tij dhe është larguar në drejtim të spitalit “Xhavit Mara” Burrel pasi nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Mjekët bënë me dije se ai është trajtuar tri herë gjatë ditës me serume. Ata nuk bënë te ditura shkaqet e paraqitjes së Muçës në urgjencën e spitalit. Besohet se ai nuk e ka pritur shkarkimin nga Llalla pasi thoshte vazhdimisht se kishte marrëdhënie korrekte me eprorin dhe se kishte punuar me ndershmëri dhe korrektësi gjatë gjithë kohës.

Kush është Hysni Vata?

Burime pranë organit të akuzës dhe gjyqtarë të Matit shprehen se formimi profesional i Vatës nis me shkollën e mesme të muzikës, si trompist. Pas kësaj ka mbaruar me korrespondencë fakultetin e Ciklit të Ulët në Shkodër.

Dhe në mënyrë të “përshpejtuar” Vata ka mbaruar kursin e plepave në vitin 1996 dhe është emëruar kryeprokuror në Mat.

Rast pas rasti është transferuar nga një rreth në tjetrin për shkak të konflikteve që ka krijuar me kolegët, vartësit dhe gjyqtarë e avokatë. Në të shumtën e rasteve kanë dominuar lidhjet e forta politike me eksponentë të njohur të Partisë Demokratike.

Hysni Vata mbahet mend mirë nga socialistët e Burrelit për ekspremizmin e tij politik, për urdhër-ndalimet e shoqërimet e opozitarëve të saj kohe. Janë të shumta ndëshkimet e tij ndaj njerëzve të ndershëm në qytetin verilindor.

Kreu i qeverisë e publikoi emrin e Hysni Vatës në “listën Vip” të personave të akuzuar për abuzime me detyrën shtetërore. Vetëm pak orë pas publikimit të listës Kryeprokurori Adriatik Llalla njofton shkarkimin e Vatës. Sakaq pas pak ditësh e trasferon nga Laçi për në vendlindje, Burrel.

Rikthimi i Hysni Vatës pas 20 vitesh në “vendin e krimit”, në qytetin ku ka lënë gjurmë negative. /Panorama/

Next Post
Balili ndodhet në Shqipëri, komunikimet e tij të njëjta me ato të boss-ve siçilianë

A ia hodhi Balili? Prokuroria-Greqisë: Ku janë provat...?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In