• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Llalla”, Deutsche Welle: Goditje “të paprekshmëve”, skeptikët po binden për negociatat

by A R
24/07/2018 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për  herë të parë në historine 27 vjeҫare, post-komuniste të Shqipërisë, organi i akuzës i sekuestron pronat një ish kryeprokurori të Përgjithshëm. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në një njoftim për shtyp bën me dije sot ( 23.07.2018) citoj se” si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale”. Njoftimi i Prokurorisë thekson se Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, pranoi kërkesën e Prokurorisë, për vendosjen e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të ish- Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Akuza për pastrim parash në përmasa të mëdha 
Pasuritë nën sekuestro preventive janë 22.050  m² tokë arë në Tiranë  dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqje 67.2 m² . Vendimi i Prokurorisë vjen pas më shumë se 5 muaj hetime ndaj Llallës, “për pastrim parash në përmasa të mëdha”.  Në njoftimin për shtyp të Prokurorisë bëhet me dije se citoj “ka dyshime që pasuritë e Adriatik Llallës janë të pajustifikuara. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme kap shifrën e 98 milion dhe 772 mije lekë”.  Me kursin aktual të këmbimit Lek/Euro kjo shumë është afërsisht rreth 800 mijë Euro.

Në listën e zezë të  Depatamentit Amerikan të Shtetit
Një muaj para se organi i akuzës të niste hetimet për pastrim parash në marsin e shkuar, ishte Departamenti Amerikan i Shtetit që u parapriu hetimeve kur mori vendimin në shkurt 2018 që  ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futeshin në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni kur ka qenë në detyrë. Adriatik Lalla erdhi në krye të Prokurorisë në fillim të vitit 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017.

Media- botim i fakteve, transparencë e  pastrimit të parave dhe korrupsionit 
Hetimet filluan kur media bëri transparente për publikun fakte dhe dokumenta zyrtare që tregonin për shitblerje tokash, ullishtesh në sipërfaqje të mëdha. Formula e pastrimit të parave ishte: blej shumë lire, bëj më pas rivlerësimin e tokave të blera, shiti  20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentat zyrtare të botuara në median e Tiranës treguan për transaksione financiare të ish-kryeprokurorit me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda.

Rezultate domethënëse në luftën kundër korrupsionit

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, nuk i është nënshtruar vettingut të prokurorëve. Para se të fillonte vetting-u ai deklaroi largimin vullnetar nga sistemi i drejtësisë. Por kjo nuk e pengoi drejtësinë që të mos e hetojë atë. Sekuestrimi i pasurive të patundshme është një sinjal pozitiv që lufta kundër korrupsionit do të përfshijë edhe të ashtuquajturit “të paprekshëm” apo “peshq të mëdhenj”. Është paradoks sesi për 5 vjet kreu i akuzës që duhet të drejtonte luftën kundër korrupsionit po hetohet ne bazë faktesh për korrupsion, pastrim parash dhe ka të sekuestruar pasuritë e tij të paluajtshme.

Hetimi i tij i paanshëm dhe profesionist është një gur prove për reformën në drejtësi. Llalla do të gjykohet nga gjyqtarë që kanë kaluar në sitën e vettingut. Nëse rasti i tij do të ndiqet edhe nga ish-pushtetarë apo pushtetarë aktualë për të cilët hidhen dhe priten akuza për korrupsion të pavërtetuara, që ndizen dhe fiken sipas politikës së ditës, atëhere Shqipëria do të ketë argumenta se Shqipëria po arrin rezultate domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Me të tilla rezultate do të mund të binden pas një viti shtetet skeptike të BE, si Franca dhe Hollanda që Shqipëria ka bërë progres në atë shkallë sa meriton të nisë në qershor 2019, negociatat e pranimit në BE./DW

Next Post
“Stuhia e verës”, sekuestrohen 200 kg drogë dhe një armë, katër në pranga

"Stuhia e verës", sekuestrohen 200 kg drogë dhe një armë, katër në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com