Liverpuli ka fituar në transfertën e Londrës, kundër Totenhamit, në ndeshjen e parë të kësaj jave në Premier Ligë.
Të kuqtë e Jurgen Klop kanë fituar 2-1 në “Ëembley”.
Golat e Vijnaldum (39) dhe Firminjo (54′) kanë zbehur golin e shënuar nga Lamela në minutat e fundit të sfidës (90+3′) dhe Liverpuli merr tri pikë të rëndësishme, duke ruajtur kreun dhe duke mposhtur një rival direkt për titull.
Salah dhe Kejn, dy golashënuesit më të mirë të sezonit të shkuar në Premier, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe ky sezon duket se do të jetë shumë i vështirë për ta./a.m.