• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! “Zhurmuesin përdore për RAI 3”, nis me debate mbledhja te ‘Shëndetësia’, Vokshi përplaset me Petro Koçin

by A R
25/04/2024 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nis me debate mbledhja në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Albana Vokshi ka penguar deputetët socialistë të flasin teksa është përplasur me Petro Koçin.

“Në asnjë rast plani nuk miratohet pa marrë ende provat. Ne kemi kërkuar ngritjen e komisionit, kemi një objekt të komisionit, kemi bërë planin paraprak, pra si do të hetohet sipas kërkesës së opozitës. Niset me kërkesat për informacion më pas kalohet plani. Ju keni depozituar një plan krejt ndryshe nga ai parapraku, do ta lexojmë dhe diskutojmë dhe është edhe pjesë e rendit të ditës. Petro mos e ngri zërin me mua dhe asnjë koleg ke vepruar në mënyrë të turpshme në mbledhjen e kaluar” – tha Vokshi e cila u shpreh se PS duhet ta përdorë zhurmuesin për të bllokuar RAI 3.

PJESE NGA DEBATET:

Vokshi: Do të doja të filloja me miratimin e shkresave.

Ndreca: Sic ju e përmendet është miratuar rendi i ditës, por u miratua me një radhë tjetër. Radha fillon me miratimin e planit të hetimit. Në komisionin hetimor janë depozituar dy planet e hetimit, nga dy palët e ekspertëve

Sa kohë është depozituar plani i hetimit, referuar ligjit duhet të fillojmë nga hetimi parlamentar. Hetimi fillon pasi të miratohet plani i hetimit.

Ju lutem shumë, propozimi i kolegëve të mi është që pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi  planit të hetimit dhe të fillojmë hetimin.

Vokshi: Më vjen keq që ju keni ardhur për të mos hetuar, për të penguar hetimin parlamentar. Këtë e keni shprehur qartazi dje dhe sot. Keni përdorur edhe gjuhë shantazhuese dhe intimiduese. Por ju them se nuk me shantazhoni dot. Unë do zbatoj nen për nen ligjin.

Miratimi i planit fillon kur janë mbledhur faktet dhe provat. Këto mblidhen pas marrjes së informacioneve nga institucionet. Në asnjë rast plani hetimor nuk miratohet pa marrë provat e duhura.

Ne kemi një objekt të komisionit, kemi bërë planin paraprak, si do hetohet sipas kërkesës që ka bërë opozita, dy koncesionet. Fillohet me kërkesat për informacion, më pas kalohet plani. Meqe ju keni depozituar një plan tjetër, do ta lexojmë, do ta diskutojmë dhe e kemi vënë si pikë të dytë të rendit të ditës, për të respektuar atë që ju keni depozituar. Unë do ju ftoja që meqë një muaj ose keni bojkotuar ose keni bllokuar, të miratojmë shkresat dhe më pas me planin tuaj.

(Petro Koçi flet pa mikrofon)

Vokshi: Mos e ngri zërin këtu dhe mos guxo të mos bërtasësh. Ke vepruar në mënyrë të turpshme seancen e kaluar.

Korreshi: Për të sqaruar Zoti Ndeca, unë besoj se kryetarja atje te Komisioni Ligjeve, flet dyfishin e ne të tjerëve, Klodi Bushka, nëse ju duket se po flasim më shumë se ju, po e heqim fjalën. Për procedurat, kryetare duhet të shihnin kamerat që hyjnë këtu tani, se thonë që kishte që nga Rai 3. Nuk mund të rrinë pa leje këtu. Tek plani që  kërkojnë këta nuk është i plotë, sepse formati  8 a 8 nuk e kishin përcaktuar, do e bëjmë podcast apo me dhomë rrëfimi.

***

Mbledhjen e kaluar palët nuk arritën dakordësinë për të miratuar planin e hetimit dhe kjo pikë do të diskutohet sërish sot.

Pritet që plani i hetimit të integrojë të dy draftet e palëve, ndërsa në rend dite është futur edhe miratimi i kërkesave për informacion.

Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj.

Ndërsa nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve me të gjithë ish ministrat e shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm të tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH.

Sipas PS-së duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

/a.r

Next Post
Nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, GJKKO lë në burg Evis Berberin

GJKKO lë në fuqi masat ndaj kreut të ARRSH-së, Ervis Berberit dhe dy bashkëpunëtorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In