• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me gratë në Kamzë për 11 majin, burrat i quan sërish çyrykë: Janë tifozë që nuk ndryshojnë

by E S
20/04/2025 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të dielë një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz, ku pak ditë më parë pati një takim me të rinjtë e kësaj bashkie.

“Është realisht e pabesueshme po të kesh parasysh se nga jemi nisur dhe të shikosh këtë lum vajzash dhe grash që nuk i duket fundi, pikërisht në këtë bashki që ishte fortesa e burrave, e zhytur në llum. Dhe në këtë vijë, ku sot është një bulevard i mbushur me gra dhe vajza, dhe deri dje ishte një kanal ku baballarët mbanin në krah fëmijët për t’i çuar në shkollë. Elisa përmendi që Bashkia Kamëz ka sot 70% gra, por kur këtu ishte kanali, Bashkia Kamëz ishte 90% burra. Dhe nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza, mjafton të shikosh si ka ndryshuar bashkia e Kamzës falë një burri që e ka kuptuar qysh në krye të herës. Dhe në fakt unë e mbaj mend shumë mirë, se kur Rakipi e ka prekur forcën e grave këtu në Kamëz, ka qenë fushata e tij e parë, kur ne tentuam t’i japim Kamzës një shans. Por nuk mjaftoi. Dhe në atë kohë, në disa qendra votimi ishte e pamundur të shkoje në komision, sepse aty ligjin e bënin disa burra të dhunshëm. Dhe Rakipi, më kujtohet kur kemi folur, më tha: është e pamundur në disa pika ku ka votim, se ka disa njerëz të dhunshëm që nuk të lënë të votosh. Në fund, në ato pika nuk pati asnjë problem, se Rakipi çoi disa gra në komision”,- tha Rama.

“I vinte turp njerëzve që të thoshin jam nga Bathorja sepse e përdorin për të fyer sepse ishte njësoj si të thoshte ti jeton në kënetë dhe sot kjo është një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes dhe mendoni sikur ta zgjidhte më parë ku do të ishte sot. Dhe sot është një ditë e bukur për PS kjo që unë shoh tani është një pamje e bukur për PS sepse ne për të ardhur deri këtu kemi bërë rrugë të gjatë me disa nga zonjat që janë këtu, kur hyje në organizatat e partisë së Kamzës nuk gjeje asnjë vajzë vetëm disa burra. Partia Socilasite kur ne e nisëm këtë kishte 12 për qind gra dhe ishte si bashkia e Kamzes filloi që të rritej dhe sot kemi 40 për qind gra është më mirë se 12 por nuk është mjaftë, duhet që të behni 50 për qind”, tha Rama.

Sakaq, ai i kërkoi grave socialiste që të bashkëpunojnë me gratë demokrate për të votuar Partinë Socialiste, ndërsa burrat i quajti sërish çyryk, duke thënë se ata shohin vetëm ngjyrën e fanellës.

“Duhet të punoni, të bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë kalimin nga politika në realitet. Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin, shohin vetëm ngjyrën e fanellës. Vota nuk është një biletë për të parë skuadrën, por një zgjedhje për të gjitha punët e mira që të shkojnë përpara”, tha Rama.

Next Post
Berisha me fermerët në Elbasan: Qeveria ndoqi politikë shkatërrimtare! I hapën kufijtë prodhimit serb

Berisha me fermerët në Elbasan: Qeveria ndoqi politikë shkatërrimtare! I hapën kufijtë prodhimit serb

TË FUNDIT

Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

July 23, 2026
Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

July 23, 2026
Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

July 23, 2026
LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

July 23, 2026
“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

July 23, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot

July 23, 2026
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

July 23, 2026
Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

July 23, 2026
BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

July 23, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi i IRI-t: Vetëm 33% nuk shohin asnjë arritje të qeverisë

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In