Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcastin “Flasim” kandidatët socialistë në pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të dielën. Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik, dhe Altin Bojni në Mat.
Kandidatët shprehën bindjen se të dielën do të shënojnë një fitore të thellë, ndërsa kryeministri Rama ironizoi edhe PD-në, teksa tha se është hall i madh që një parti refuzon që t’i vërë fytyrën e vet një sfide dhe të mundohet që t’ia lërë fajin dikujt në derë.
“Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin. “, tha Rama.
Zgjedhjet, kandidatët e PS në podcast me Ramën: Të dielën fitore të thellë, Partia Socialiste do votohet bindshëm
Brunilda Mersini në Vlorë: E mendoj që është një sfidë e kam parë veten të angazhuar në këtë besimin tuaj dhe e gjej veten të përgatitur sepse kam menduar që njerëzit që ëndërrojnë për ndryshime për mirë, duhen njerëz që duhet të sakrifikojnë diku komoditetin. E besoj që në këtë vend ndodhin gjëra për mirë apo për keq, por kjo varet nga ne, doja të isha pjesë e këtij ndryshimi për mirë në qytet. E diela do jete ditë tjetër për qytetin tim, qytet që ka treguar që ka kulturë demokratike dhe këtë e ka treguar me fitoren e PS, zgjedhjet e 11 majit.
Gramoz Sako në Tepelenë: Po shoh që nga takimet që kemi zhvilluar, nga njerëzit, investimet që ka bërë PS në të gjithë mandatet që ka drejtuar Tepelenën, mendoj që do kemi një fitore të thellë të dielën, do votohet bindshëm PS. Këtë e mbështes te opinionet, tek takimet që kemi bërë me njerëzit do marrim rezultat shumë pozitiv.
Ervin Ceca në Berat: Situata është pozitive, njerëzit vlerësojnë punën që është bërë në qytet, investimet projektet, çka u tregua edhe me votë më 11 maj, ku Berati nxori 5 mandate, pro edhe nga ana personale e shoh që e mirëpresin kandidaturën time jam besim plotë që do kemi rezultat shumë të mirë, vese rezultatit edhe pjesëmarrja do jetë e kënaqshme.
Altin Bojni në Mat: Për ditën e dielë, e shoh që do jetë rezultat i mirë se matjanët dinë ta vlerësojnë punë e vërë gjatë këtyre viteve. Mati do marrë një rezultat shumë të mirë.
Florenc Doka në Cerrik: Cërriku ka patur vëmendje të shtuar në zgjedhjet e pjesshme. Është rast histori që kryetari i bashkisë është bërë ministër. Qytetarët e Cërrik jo vetëm këtë rast, por edhe duke vlerësuar kandidimin tim, do jetë një votë përtej të majtës dhe të djathtës, do jetë votë qytetare, do jetë garë mbase duke ja marr edhe pak Tepelenës që ka qenë bashkia e parë zgjedhjet e fundit.
Zgjedhjet e pjesshme/ Rama ironizon PD: Hall i madh që një parti ka siklet t’i vërë fytyrën e vet një sfide, kujt t’ia lërë humbjen në derë
Kryeministri Edi Rama, teksa po flet me kandidatët socialistë për 5 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të dielën, ironizoi edhe PD-në teksa tha se nuk di se kujt do t’ia lërë hallin në derë, referuar faktit se ajo po mbështet kandidatë të pavarur.
Pjesë nga biseda:
Bruna Mersini: PD ia dha firmat Dionisit (kandidatit të pavarur). Ndodhin këto. Ata nuk bëjnë fushatë se thonë se ne e mbështetëm por nuk është e PD. Dmth një i pavarur që nuk është as i varur.
Edi Rama: Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin.
Ervin Ceca: Në Berat pak a shumë e njëjta historii. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, zotëri që është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë. Ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur.
Edi Rama: E mbështesin këta.
Ervin Ceca: E mbështesin në thonjëza. Por është shumë larg asaj, nuk ka lidhje me qytetin.
Edi Rama: Halli i PD është, ndjesë pastë, është kujt t’ia lëmë humbjen në derë.











