• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara e të Dielës, Rama me kandidatët socialistë: E dimë rezultatin! PD në hall kujt t’ia lërë humbjen në derë

by Os De
07/11/2025 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcastin “Flasim” kandidatët socialistë në pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të dielën. Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik, dhe Altin Bojni në Mat. 

Kandidatët shprehën bindjen se të dielën do të shënojnë një fitore të thellë, ndërsa kryeministri Rama ironizoi edhe PD-në, teksa tha se është hall i madh që një parti refuzon që t’i vërë fytyrën e vet një sfide dhe të mundohet që t’ia lërë fajin dikujt në derë. 

“Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin. “, tha Rama.  

Zgjedhjet, kandidatët e PS në podcast me Ramën: Të dielën fitore të thellë, Partia Socialiste do votohet bindshëm 

Brunilda Mersini në Vlorë: E mendoj që është një sfidë e kam parë veten të angazhuar në këtë besimin tuaj dhe e gjej veten të përgatitur sepse kam menduar që njerëzit që ëndërrojnë për ndryshime për mirë, duhen njerëz që duhet të sakrifikojnë diku komoditetin. E besoj që në këtë vend ndodhin gjëra për mirë apo për keq, por kjo varet nga ne, doja të isha pjesë e këtij ndryshimi për mirë në qytet. E diela do jete ditë tjetër për qytetin tim, qytet që ka treguar që ka kulturë demokratike dhe këtë e ka treguar me fitoren e PS, zgjedhjet e 11 majit. 

Gramoz Sako në Tepelenë: Po shoh që nga takimet që kemi zhvilluar, nga njerëzit, investimet që ka bërë PS në të gjithë mandatet që ka drejtuar Tepelenën, mendoj që do kemi një fitore të thellë të dielën, do votohet bindshëm PS. Këtë e mbështes te opinionet, tek takimet që kemi bërë me njerëzit do marrim rezultat shumë pozitiv. 

Ervin Ceca në Berat: Situata është pozitive, njerëzit vlerësojnë punën që është bërë në qytet, investimet projektet, çka u tregua edhe me votë më 11 maj, ku Berati nxori 5 mandate, pro edhe nga ana personale  e shoh që e mirëpresin kandidaturën time jam besim plotë që do kemi rezultat shumë të mirë, vese rezultatit edhe pjesëmarrja do jetë e kënaqshme. 

Altin Bojni në Mat: Për ditën e dielë, e shoh që do jetë rezultat i mirë se matjanët dinë ta vlerësojnë punë e vërë gjatë këtyre viteve. Mati do marrë një rezultat shumë të mirë. 

Florenc Doka në Cerrik: Cërriku ka patur vëmendje të shtuar në zgjedhjet e pjesshme. Është rast histori që kryetari i bashkisë është bërë ministër. Qytetarët e Cërrik jo vetëm këtë rast, por edhe duke vlerësuar kandidimin tim, do jetë një votë përtej të majtës dhe të djathtës, do jetë votë qytetare, do jetë garë mbase duke ja marr edhe pak Tepelenës që ka qenë bashkia e parë zgjedhjet e fundit. 

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama ironizon PD: Hall i madh që një parti ka siklet t’i vërë fytyrën e vet një sfide, kujt t’ia lërë humbjen në derë 

Kryeministri Edi Rama, teksa po flet me kandidatët socialistë për 5 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të dielën, ironizoi edhe PD-në teksa tha se nuk di se kujt do t’ia lërë hallin në derë, referuar faktit se ajo po mbështet kandidatë të pavarur.  

Pjesë nga biseda: 

Bruna Mersini: PD ia dha firmat Dionisit (kandidatit të pavarur). Ndodhin këto. Ata nuk bëjnë fushatë se thonë se ne e mbështetëm por nuk është e PD. Dmth një i pavarur që nuk është as i varur.

Edi Rama: Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin.  

Ervin Ceca: Në Berat pak a shumë e njëjta historii. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, zotëri që është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë. Ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur. 

Edi Rama: E mbështesin këta. 

Ervin Ceca: E mbështesin në thonjëza. Por është shumë larg asaj, nuk ka lidhje me qytetin. 

Edi Rama: Halli i PD është, ndjesë pastë, është kujt t’ia lëmë humbjen në derë. 

Next Post
Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

“Skandal dhe ngërç absurd”/ Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të lihet pa “kokë”, ka nevojë për të zgjedhurin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

June 8, 2026
E vërteta legjendës gjermane të bllokimit të BE

Ndoka: As Rama dhe as opozita nuk e prisnin këtë protestë!

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In