Faqja e Eurovizionit të Irlandës, përpiqet të gjejë direkt nga salla e Eurovizionit, sesi do votojnë shtete në fund të natës së sotme. Bëhet fjalë për akordimin e 12 pikëve. Ja disa parashikime: Shqipëria voton Italinë, Mali i Zi voton Serbinë, Greqia voton Qipron, Portugalia voton Francën, Irlanda voton Lituaninë, Danimarka voton Suedinë, kurse Rumania do të votojë Hungarinë. Të shohim si do shkojë.