• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

LIVE/ Trupi i mbretëreshës Elizabeth II mbërrin në kishën e Shën Gjergjit, ceremonia e lamtumirës dhe detajet e miratuara më parë nga monarkja

by Java News
19/09/2022 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbahet sot ceremonia e varrimit të Mbretëreshës së Elizabeth II. Për britanikët do të jetë lamtumira e një simboli, por edhe fundi i një epoke. Për familjen mbretërore të Anglisë do të jetë përfundimi i dhjetë ditëve zie, por edhe lamtumira përfundimtare për gruan më të vlerësuar.

Lamtumira e fundit e mbretëreshës Elizabeth II do të kryhet në St George’s Chapel, në vendin ku monarkja e ndjerë i dha lamtumirën bashkëshortit të saj Princit Philip.

Ceremonia e fundit do të jetë intime dhe të ftuar do të jenë vetëm 800 persona.

 

Pjesa më e madhe e muzikës funebre që do të luhet gjatë varrimit, është kompozuar nga Sir William Harris, i cili ishte organist nga viti 1933 deri në 1961 dhe mësues i pianos i Mbretëreshës në fëmijëri.

 

Detajet e Shërbimit të Përkushtuar janë të gjitha të miratuara nga vetë mbretëresha, pasi diskutimet në lidhje me këtë ditë u bënë me të shumë vite më parë.

Megjithatë mbretëresha qëllimisht nuk vendosi një detaj të kësaj ceremonie, duke e lënë në dorë të mbretit të ri. Bëhet fjalë për himnin e fundit që do të luhet. Mbreti Charles III ka zgjedhur të luhet “Krishti është themeli i sigurt” në përfundim të ceremonisë.

Kisha

Arkivoli me trupin e Mbretëreshës ka arritur tashmë në kishën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Edhe të ftuarit dhe anëtarët e famijes mbretërore janë zhvendosur tashmë atje, në pritje të nisjes së ceremonisë së fundit.foto galeri foto galeri foto galeri

Mijëra njerëz rreshtohen në rrugë ndërsa makinat e varrimit drejtohen për në Windsor

Anëtarët e publikut janë mbledhur me mijëra përgjatë rrugës që po kalon procesioni funeral i Mbretëreshës për në Windsor.

Turmat panë teksa varka shtetërore kalonte nëpër Londër, me disa njerëz që hidhnin lule në drejtim të kolonës.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II u largua nga Westminster Abbey dhe në karrocën e armëve shtetërore ka vijuar me procesionin në Harkun e Wellingtonit. Në fund pas një protokolli zyrtar, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.

Ceremonia e funeralit ka të ngjarë të tejkalojë ngjarjet e mëparshme mbretërore virale, si funerali i Princit Philip në 2021, dasma e Princit William me Kate Middleton në 2011, festa e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle në 2018 apo vdekja e Princesha Diana në shtator 1997. Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë vetë e ndjekin ceremoninë e varrimit. Në Britaninë e Madhe ceremonia mund të shihet në televizor, por edhe në monitorë të mëdhenj në sheshe publike. Kjo ditë është shpallur ditë pushimi për të mundësuar që njerëzit të ndjekin ceremoninë.

Për shumë qytetarë do të jetë një ngjarje e paprecedentë dhe e re, pasi Britanisë së Madhe i është dashur t’i thotë lamtumirë një monarku që nga 15 shkurti 1952. Për Mbretëreshën Elizabeth do të jetë thjesht funerali i saj, të cilin ajo madje e planifikoi deri në detaje.

Përveç anëtarëve të familjes mbretërore të Anglisë, ftesave të marra iu përgjigjen Mbreti Philip dhe Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Mbreti Willem-Alexander, Mbretëresha Maxima dhe Mbretëresha Nënë Beatrix e Holandës, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letitia e Spanjës, ndërsa në ceremoni morën pjesë anëtarë të shtëpive mbretërore të Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës dhe Monakos.

Eshtë një nga rastet e rralla që, edhe për një arsye trishtuese, kaq shumë ‘gjakblu’ do të bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë ​​me kaq shumë krerë shtetesh të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Operacioni i sigurisë për të mbrojtur funeralin do të përfshijë më shumë oficerë policie që do të vendosen në Londër se kurrë më parë.

“Si një ngjarje e vetme kjo është më e madhe se Olimpiada 2012, është më e madhe se fundjava e Jubileut Platinum,” tha Zëvendës Ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane Stuart Cundy.

Më shumë se 10,000 oficerë policie dhe staf do t’i kushtohen funeralit. Çdo forcë në MB ka kontribuar, duke përfshirë Shërbimin Policor të Irlandës së Veriut.

Qindra krerë shtetesh, krerë qeverish dhe anëtarë të lartë mbretërorë do të duhet të udhëtojnë përmes Londrës në një kishë 800-vjeçare, pa perimetër të përhershëm sigurie.

Next Post
“Imiton” kreun e PD me Enver Hoxhën/ I moshuari shkakton të qeshura: Jam betu që pasi t’i jap dorën Berishës, tre ditë nuk ia zgjas njeriu tjetër

"Imiton" kreun e PD me Enver Hoxhën/ I moshuari shkakton të qeshura: Jam betu që pasi t’i jap dorën Berishës, tre ditë nuk ia zgjas njeriu tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

February 2, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

February 2, 2026
Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

February 2, 2026
Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

February 2, 2026
Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

February 2, 2026
2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In