• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE / Tentohet hyrja me dhunë në Kuvend, policia kundërpërgjigjet me ujë dhe gaz

by A R
16/03/2019 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e dhunshme para Kuvendit të Shqipërisë ka bërë që FNSH dhe autobotët e ujit t’i drejtohen vendit të protestës për të shpërndarë turmën.

Më herët, qindra protestues të opozitës sulmuan kordonin e policisë ku i plagosur mbeti edhe një efektiv. Me veprime të çrregullta, një grupim hodhi në drejtim të Kuvendit mjete të forta.

Raportimet LIVE tregojnë kundërpërgjigjen e policisë përmes gazit lotsjellës dhe ujit me presion.

Si pasojë e akteve para sallës së seancave plenare ka mbetur i plagosur të paktën një polic si dhe kanë shfaqur probleme në frymëmarrje disa protestues.

Ndërkohë që të pranishëm për një kohë të gjatë nuk kanë qenë drejtuesit e opozitës.

***

Teksa ndodhen para Kuvendit, protestuesit kanë tentuar të hyjnë me dhunë në sallën e seancave plenare. Ata kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të perimetrit të sigurisë.

Pas përplasjes me forcat e rendit, një efektiv i policisë ka mbetur i lënduar.

Ndërkohë që policia është detyruar të përdorin gazin lotsjellës, çka ka bërë që protestuesit të tërhiqen.

***

Pas tre marshimeve rreth Kryeministrisë ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë me skenarin e tubimit të opozitës, pasi protestuesit kanë përshkuar bulevardin duke u futur te pedonalja ku ndodhet edhe Ministria e Brendshme për të dalë te parlamenti.

Gjatë lëvizjes janë hedhur disa kapsolla, por nuk është shënuar asnjë incident.

Një lëvizje e papritur e protestuesve, ndërsa nuk dihet nëse tubimi do të mbyllet në selinë e PD-së apo do të rikthehen sërish para Kryeministrisë.

***

Ka nisur me një fjalim të ish-deputetit Flamur Noka protesta e opozitës para kryeministrisë. Menjëherë një thirrje e tij për marshim protestues, e ka ndarë turmën e mbështetësve dhe simoatizantëve në dy pjesë.

Disa ndoqën Nokën në një marshim rreth të gjtiha anëve të kryeministrisë, e cila duhet theksuar se ishte e rrethuar me gardh metalik në të katër anët e saj edhe për shkak të punimeve në rrugë pranë Piramidës.

Kryeministria është rrethuar nga simpatizantët e opozitës së bashkuar tashmë jo parlamentare. Gjatë marshimit, janë hedhur tymuese, kapsollë e flakadanë, ndërkohë që protetuesit nisën të shembin gardhet metalike, dhe një motor të policisë. Flamur Noka pas marshimit është rikthyer sërish para kryeminsitrisë, ku mbajti një fjalim tjetër, përmes të cilit i ftoi protestuesit në një marshim të dytë rreth e qark kryeministrisë.

Policia ka marrë masat për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit, me rreth 1600 efektivë në terren.

Ashtu si edhe në protestën e një muaji më parë, Rama nuk është në zyrë, por në qarkun e Beratit në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’.

***

Me thirrjet “Rama ik!” opozita ka nisur marshimin drejt kryeministrisë. PD dhe LSI kanë thirrur sot një protestë, kundër qeverisë së kryeministri Edi Rama.

Ndërsa që në orët e para të mëngjesit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur drejt Tiranës.

Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi kanë dalë nga selitë e tyre dhe po u bashkohen mbështetësve, ndërsa policia ka forcuar masat e sigurisë para Kryeministrisë.

Ndërkohë që Edi Rama ndodhet në Berat, në një takim me operatorët turistikë.

/a.rada

Next Post
Nis marshimi 2-javor për të ndalur tradhëtinë ndaj Brexit

Nis marshimi 2-javor për të ndalur tradhëtinë ndaj Brexit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In