Teksa Parlamenti grek ka paralajmëruar se do të mblidhet për të votuar Marrëveshjen e Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, në qendër të Athinës janë mbledhur mijëra qytetarë për të shprehur kundërshtinë.
Protestuesit kanë mbërritur kryesisht nga Greqia Veriore dhe Qëndrore dhe janë mbledhur përpara Parlamentit, ndersa kanë nisur përplasjet edhe me policinë, ku janë shenuar disa raste dhune.
Forcat e policisë kanë marrë masat dhe kanë rrethuar perimetrin për të garantuar sigurinë publike. Nga ajri kryhen vëzhgime me helikopter dhe dronë. Masat e sigurisë janë shtuar edhe në godinën e Kryeministrisë. Protestat vijnë pasi Parlamenti ka njoftuar se do të kalojë për votim Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë.
Media radio “SKAI” shkruan se të paktën 600 mijë persona pritet të dalin në shesh deri në orët e vona të së dielës.
Policia në Athinë u shpreh se në tubim do të janë përafërsisht 140,000 mijë qytetarë, por sipas mediave greke, organizatorët e saj kanë hedhur poshtë këto shifra duke theksuar se do të jenë dhjetë herë më shumë.
Për shkak të kësaj marrëveshje, doli nga koalicioni qeveritar edhe partia “Grekët e Pavarur” e Panos Kamenos, i cili ishte edhe ministër i Mbrojtjes. Dorëheqja e tij bëri që Tsipras të kërkonte mocion besimi në Parlament për qeverinë. Me votat edhe të disa deputetëve të pavarur dhe të partisë së Kamenos, qeveria e Kryeministrit Tsipras i mbijetoi mocionit, duke i hapur rrugë kështu votimit në Parlament të marrëveshjes së arritur me Maqedoninë për emrin e kësaj të fundit. Shkupi zyrtar e ka miratuar në Parlament para më shumë se një jave Marrëveshjen e Prespës, dhe tani është radha e Greqisë.
a.cupaj