• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji detyron Berishën të shkojë në Mirditë: Kjo është Foltorja e jetës time, shpëtuam Partinë Demokratike

by Os De
04/12/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e tij të foltores duke zhvilluar një takim me qytetarët në Mirditë. Këtë foltore të dytë, Berisha e konsideroi si “foltoren e jetës” së tij. 

“Unë zgjodha Mirditën për të çelur siparin me foltoren e dytë, e cila, më duhet të them këtu, se është foltorja e jetës sime. Është foltorja e jetës sime, është foltorja për demokracinë, për familjen, për Shqipërinë. Në qoftë se në foltoren e parë ne së bashku, dhe s’e harroj kurrë pritjen tuaj, ne e shpëtuam Partinë Demokratike, po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë, ose më saktë me ka opozitë, po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të kombit shqiptar. E një armiku të egër të familjes shqiptare, qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama. Po, miq, në histori nuk ka një pushtues mizor, nuk ka një diktator, nuk ka një regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin, në dhjetë vite sa Edi Rama.”, tha Berisha. 

Rama ka diskriminuar Veriun 

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka diskriminuar Veriun sa i përket shpërndarjes së investimeve. 

“Por ama diskriminim absolut që i ka bërë Edi Rama, Mirditës dhe veriut në tërësi nuk ja ka bërë kush kurrë.  Para 5 ditësh po shihja një emision. Gazetarët po tregonin me dokumente se, si kryetari i bashkisë së Tepelenës, famëzi Tërmet Peçi, motra dhe i tij kishin përfituar 60 milionë euro tendera. Ju garantoj se të gjitha bashkitë e veriut të marra së bashku në 4 vite nuk kanë marrë 60 milionë investime nga qeveria. Një diskriminim, një lënie, e veriut i cili në prodhimin e përgjithshëm jep qindra milionë euro, kurse në shpërndarje shifni vetë. E ndaloi kohën, pa investime në Mirditë, në Shkodër, në Kukës, Tropojë, Peshkopi. 14 vite vazhdoi Rruga e Arbrit, dhe sa gjithsej 27 kilometra. 32 ishin të të përfunduara.  Pra vetëm motra e Tërmetit kishte marrë nga vëllai i tij, apo rrethi i tij, 60 e ca milionë euro tendera.  Ja ky është Edi Rama për mirditorët, ky është Edi Rama për banorët e veriut. Një armik, një armik në gen. Pse e them në gen, sepse Enver Hoxha e kishte në rreth të kuq veriun. E konsideronte zonë armike.”, u shpreh Berisha. 

 

Next Post
Hong-Kongu ndërmerr një sërë masash për të ndihmuar banorët e prekur nga zjarri masiv

Hong-Kongu ndërmerr një sërë masash për të ndihmuar banorët e prekur nga zjarri masiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

November 2, 2026
Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In