• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 Majit, debate në KQZ mes Celibashit dhe Sefës

by A R
14/03/2023 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskutohet këtë të martë në KQZ kërkesa nëse do të regjistrohet në zgjedhje grupimi i Enkelejd Alibeajt. Gjatë seancës ka pasur debate mes përfaqësuesit të grupit të Alibeajt, Indrit Sefa, i cili tha se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Komisioneri Ilirjan Celibashi i ka sjellë një dëm të jashtëzakonshëm në PD.

Grupimi i Alibeajt, pati afat 2 ditë për të dorëzuar dokumentacionin e plotësuar pasi Lulzim Basha, i cili figuron kryetar partie nuk ka firmosur deklaratën solemne se nuk do të kryejë krime zgjedhore.

Dokumentacioni i plotësuar për t’u regjistruar në zgjedhje nuk është dorëzuar, me argumentin se Lulzim Basha nuk është më kryetar partie. Ndaj kryekomisionerit Celibashi nuk janë kursyer akuzat me pretendimin se po zvarrit një proces ligjor.

Ndërkohë dy kërkesat e PD nuk e morën dritën jeshile as në KAS. Në një mbledhje me dyer të mbyllura, anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe Sanksioneve vlerësuan qëndrimin e Ilirjan Celibashit për të kërkuar dokumentacion më të plotë për grupimin e Alibeajt si vendim të ndërmjetëm, ndërsa për grupimin e Berishës është përdorur si argument shtesë fakti që nuk legjitimohet.

Pjesë nga diskutimi në mbledhje

Ilirjan Celibashi: Në seancën e shkuar vendosëm që t’i japim kërkuesit 48 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin që në vlerësimin tonë nuk ishte i plotë. Jemi këtu edhe pasi KAS rrëzoi kërkesën e ankuesve për këtë vendim të marrë nga kryekomisioneri.

Indrit Sefa: Së pari, kam një kërkesë procedurale. Duam projekt-vendimet për PD-në ashtu siç e keni për partitë e tjera.

Ilirjan Celibashi: Në radhë të parë jeni duke bërë kërkesë pa legjitimitet, është një projekt vendim, një copë letër pa vlerë.

Indrit Sefa: Të njëjtën copë letre duam dhe për PD-në, para se të diskutohet në seancë publike dërgohet projekt-vendimi që palët të njihen.

Ilirjan Celibashi: Zoti Sefa ai është një projekt vendim për rastin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, KQZ ka bërë një propozim, për PD nuk ka. Komisioneri jep vendimin pas paraqitjes së projekt-vendimin nga administrata, në rastin tuaj nuk ka një të tillë.

Indrit Sefa: Ju, ju kanë ardhur dy kërkesa të ndryshme, mesa u njohëm me vendimin jeni referuar në mënyrë të gabuar, unë jam përfaqësues i PD-së dhe jo i Lulzim Bashës dhe kërkues është Partia Demokratike, kërkoj të rregullohet në mënyrë imediate. Dy kërkesa të ndryshme, duhet të kenë vendime të veçanta, jo me vendim të përbashkët. Kërkoj që kërkesat të merren në shqyrtimin tuaj në mënyrë të veçantë. Dhe e dyta, kërkoj që të disponojmë në dosje dhe shkresat, protokollin tuaj të dorëzuar nga PD dhe shkresat që janë depozituar sot. Kërkoj të bëhen pjesë e dosjes dhe të merren në shqyrtim. Këto janë kërkesa procedurale.

Ilirjan Celibashi: Çdo dokumentacion i paraqitur këtu do të jetë pjesë e dosjes. Lidhur me kërkesën tjetër, ne shqyrtojmë kërkesën e PD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, jeni ju që po thoni ka dy kërkesa, një kërkesë ka. Unë një po shqyrtoj.

Indrit Sefa: Në këtë vendim tuajin janë dy kërkues, por kërkues është vetëm një dhe është Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ilirjan Celibashi: Legjitimiteti i atij që e bën këtë kërkesë është çështje e shqyrtimit, e thashë qartë ka vetëm një kërkesë.

Indrit Sefa: Kam disa pyetje për ju, çfarë masash ka marrë komisionari për të bërë kallëzim penal ndaj kryetarëve të partive, strukturat vendimmarrëse të tyre janë dënuar me vendim për shit blerje votash?

Ilirjan Celibashi: Pika s’ka të bëjë fare me objektin e shqyrtimit, Kjo çështje vlerësohet rast pas rasti, është në të drejtën tuaj ta përdorni si argument në pretendimet që do të mbani.

Indrit Sefa: Ju e keni deklaruar si një impenjim personal, ndërkohë vendimi i komisionit rregullator të KQZ e shpreh qartë se partia nuk do të marrë pjesë në aktivitete për shit-blerje vote. Gjithsesi ky është opinioni kundër që kemi me njëri-tjetrin, por jemi të bindur që është një detyrim që vjen si pasojë e funksionit dhe si i tillë ai mund të delegojë. Interpretimi juaj nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit, zgjatja e afateve ka sjellë një dëm të madh për PD sepse jemi në limite, afati i fundit është data 15 dhe vendimmarrja siç kuptohet është e njëjtë me atë që keni shprehur.

/a.r

Next Post
Miqësia s’është ‘krisur’/ Efi merr urimin e parë për ditëlindje nga Luizi: Urime Shefja e Diplomacisë të uroj lumturi

Miqësia s'është 'krisur'/ Efi merr urimin e parë për ditëlindje nga Luizi: Urime Shefja e Diplomacisë të uroj lumturi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

June 27, 2026
BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

June 27, 2026
Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

June 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kur e shkuara nuk lëshon rrugë: pse në protesta dëgjohet edhe “Berisha burg”

June 27, 2026
Skandal në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht (VIDEO)

Skandal në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht (VIDEO)

June 27, 2026
Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

June 27, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

June 27, 2026
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

June 27, 2026
Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

June 27, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Lamallari: Nuk përjashtohen shpallje të reja “non grata” për kërcënim të sigurisë kombëtare

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In