• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE/ Rama: Studentët na dhanë një shuplakë, u ktheva faqen tjetër

by Java News
28/12/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS me protestën e studentëve. Rama tha se protesta e studentëve ishte një shuplakë për qeverinë.

Rama tha se kjo qeveri është mundësia e vetme për zgjidhjen e kërkesave të studentëve

“Uroj që të gjithë ju së bashku me të gjithë anëtarët e familjes sonë të madhe politike të keni një vit të ri të gëzuar me shëndet e mbarësi në familjet tuaja! Ky është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë. Por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vitit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare dhe në emër të besimit tek unë, tek ne.

Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime turp-turp, ata shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi për ta mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se ky brez po paguan reformat që nuk u bënë më parë.

“Kjo pritshmëri e madhe e atij brezi të rrumpallës të arsimit shqiptar është një nga gjërat me prekëse që unë kam përjetuar në rrugën në jetën time. Secili prej tyre mund të ishte fëmija im, i cili ka lindur në një vend ku ranë totalisht të gjitha rregullat e jetesës shkollore, me gjithë lirinë dhe demokracinë erdhi dhe marramendja individuale që ka përjetuar ky vend ndonjëherë. Ky brez është pasqyra më politike për çerek shekulli. Ky brez po paguan reformat që nuk u bënë më parë.”, tha Rama

Rama: 262 mijë të punësuar më shumë, Leku më i fortë se kurrë

Në 3-mujorin e parë të këtij viti figurojnë të regjistruar në punë mbi 1.2 milionë qytetarë. Kjo shifër është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama në punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë dhe kreu i PS theksoi se janë 262 mijë vende pune më shumë për të njëjtën periudhë krahasuar me vitin 2014.

“Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga vizitorët e huaj në Shqipëri në 9 muaj e parë janë rritur me 158 milionë Euro krahasuar me vitin e shkuar. Në 3 muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri janë të regjistruar si të punësuar 1.232.636 vetë, 262 mijë vetë më shumë të punësuar se në 3-mujorin e parë të vitit 2014. Kjo është për ata që thonë ku i keni 300 mijë vendet e punës“, theksoi Kryeministri.

Rama foli edhe për kursin e këmbimit valutor, ku Euro ka shënuar uljen më të madhe historike. Sipas Kryeministrit, Leku është forcuar ndjeshëm, kjo e ndikuar për shkak rritjes së konsumit.

“Kursi i këmbit sot, Leku s’ka qenë asnjëherë më i fortë se sa sot në këto 5 vite të fundit. Dhe jemi në situatën kur konsumi vazhdon rritet dhe nuk mund të thotë askush që rritet nga kanabisi. Në një kohë protestash gjithmonë janë dy pikat ku reflektohet menjëherë tërheqja e konsumatorit”.

Kryeministri përmendi edhe taksat që do të ulen nga 1 Janari i vitit 2019, duke lehtësuar qytetarët dhe bizneset.

“Fakti është që sot puna në Shqipëri taksohet mesatarisht 5.5 %. Dje taksohej 10%. Sot të gjithë ata që marrin rrogë në shtet ose privat deri në 1.5 milionë Lekë paguajnë më pak taksa se sa paguanin dje. 11 mijë biznese do paguajnë 3 herë më pak tatim-fitimi nga 1 Janari i vitit që sapo vjen, dhe tavani i biznesit të vogël do të shkojë nga 80 në 140 mijë Dollarë. Më parë paguanin 10%, nga 1 Janari do paguajnë 5%. Jemi e vetmja ekonomi në rajon ku 91% e atyre që merren me biznes paguajnë vetëm 5% taksë. Në 1 Janar nuk ka më taksë mbi vlerën e shtuar për të gjitha imputet bujqësore. Të gjithë fermerët do të kenë kosto më të ulëta të prodhimit”.

Rama: Kjo qeveri i ka dhënë fund tranzicionit!

Kreu i qeverisë gjithashtu tregoi ndryshimet që do ndodhin duke filluar që nga 1 janari.

“Në thelb përtej formave të shfaqjes ata kanë të gjithë të drejtën për të qenë të acaruar me ne, pasi presin shumë më tepër nga ne. Secili prej tyre në rrugën e ministrisë së Arsimit mund të ishte fëmija im i rritur pas rënies së Komunizmit.

Ky brez është pasqyra më besnike e bërë prej politikës së bërë në çerek shekulli, për ta marrë dhe mbajtur pushtetin, pa guxuar e mbajtur shtetin. Njerëzit jetuan duke vjedhur dritat e njëri-tjetrit, duke fajësuar njëri-tjetrit, donin vetëm vezën e vet sot pa i interesuar pula mot. Ne i kemi dhënë fund tranzicionit kur thamë stop dritat nuk vidhen më, por edhe kur vendosëm ligjin e arsimit të lartë. Universiteti ka ligjin në letër, po jo ligjshmërinë në letër. Në një kohë të ndërmjetjme jemi tek pensionet,  sot në botën e pensionistëve tranzicioni vazhdon për shumë prej tyre, e njëjta gjë me pronën.

E ndërmjetme është dhe koha shqiptare pasi ne e morëm kurajon ta shohim në sy të vërtetën të politikës së bërë që kërkon të mbajë pushtetin duke u shkelur syrin të gjithëve. Unë akuzohem pse askush nuk është në burg. Ne duhet të ulim kokën e të punojmë që e nesërmja të na japë të drejtë. Ajo që ka prekur botën si sëmundje e alergjisë së përditshme ka prekur dhe realitetin tonë,” u shpreh ai.

vijon…

Javanews/a.cupaj

Next Post
Matura 2017/ Dalin notat e provimit të matematikës (LISTA)

Matura shtetërore, datat e provimeve dhe lëndët me zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Plagosja e qytetarit grek në protestën e Zvërnecit, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën!

May 31, 2026
“Epsteini” ynë

Kakofonia rreth Zvërnecit

May 31, 2026
Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

May 31, 2026
Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

May 31, 2026
Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

May 31, 2026
Berisha voton për veten, demokratët i bëjnë “gjëmën”: Sali, merre partinë me vete në varr

Bejko paralajmëron zhvillime të forta brenda PD: Berisha nuk e fal deklaratën e deputetit gjerman, nuk do kalojë pa “viktima”

May 31, 2026
Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

May 31, 2026
Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

May 31, 2026
Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik

May 31, 2026
Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In