• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE / Rama: Së shpejti ulemi në tryezë me LSI për vijimësinë e koalicionit

by A R
30/08/2016 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot bashkëbisedimin me qytetarët në një transmetim Live në rrjetet sociale.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve, Rama ka ritheksuar se Partia Demokratike nuk e do reformën në Drejtësi dhe se prej saj mazhoranca nuk ka konsensus.

“Reforma u miratua që shqiptarët të mos zvarritën më. Ligjet do të kalojnë me 84 vota ose më shumë. Unë i qëndroj bindjes se lufta kundër korrupsionit nis me modernizimin e sistemit dhe të shtetit” – tha Rama.

Ecuria e Koalicionit

Kryeministri ka komentuar edhe pyetjet për ecurinë e koalicionit qeverisës që pësoi një krisje të madhe gjatë procesit të miraitmit të reformës në drejtësi. Ai tha se probleme ka, por u shpreh i sigurit se palët do të ulen në tryezë për të diskutuar bashkëpunimin edhe për një mandat tjetër.

“Unë e di shumë mirë që koalicioni ka shumë mbështetës, ka edhe shumë skeptikë, ka jo pak kundërshtarë. Në nivelin strategjik koalicioni i ka bërë dhe po i bën shërbim të madh këtij vendi, me reforma që po hedhin bazën për të bërë shtet. Së shpejti ne do të ulemi në tryezën e koalicionit dhe do të diskutojmë në mënyrë të hapur, në mënyrëkonstruktive dhe kuptimplotë dhe do të vendosemi se si do të paraqitemi para shqiptarëve për mandatin tjetër. Mos harrojmë që koalicioni ka edhe një komponent të ri siç ëhstë PDIU. Koalicioni ka një mbështetje të gjerë”, tha kryeministri Rama.

Korrupsioni

Sa i takon luftës ndaj korruspionit Rama tha se vendi vuan ende nga kjo plagë, por sipas tij janë hedhur hapa para dhe po rrëzohet sistemi i korruptuar.

“Në tërësi janë bërë hapa të rëndësishëm për të çliruar shtetit nga tentakulat e korrupsionit, por sigurisht që ka ende probleme të mëdha, por që kur i përfiton në nivelin e qytetarit janë të padurueshme. Ne jemi të vetëdijshëm për problemeet që kemi edhe në sistemin hipotekor. Por po bëjmë përpjekje për transforimim. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por është sistemi”, tha Rama.

Ekonomia

Në lidhje me ekonominë, kreu i qeverisë deklaroi se vendi ka nisur të shërohet nga problemet e së shkuarës, edhe pse sipas tij ka ende nevojë për shumë punë. Rama tha se rritja e pagave dhe pensioneve është prioritet por duhen parë mundësitë. Ai tha se me heqjen e taksës së sheshtë njerëzit realisht kanë rroga më të larta pasi paguajnë më pak taksa.

“Një temë tjetër e rëndësishme është ekonomia. Unë do fokusohesha për rrogat dhe pensionet, që është shqetësimi im i parë, është shqetësimi ynë i përbashkët, për të shkruar drejt krijimit të kushteve për të rritur rrogat dhe pensionet. Mos harrojmë që me heqjen e taksës së sheshtë, ne realisht kemi rritur rrogat, që në kuptimin kemi shtuar para në xhepin e qytetarëve me rreth 7 %, është rritje reale”, tha më tej ai.

/r.a

Vijon…

Next Post
Prezantohet projekti i rrugës që lidh bregdetin me zonën e Kurveleshit

Prezantohet projekti i rrugës që lidh bregdetin me zonën e Kurveleshit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In