• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE / Rama: Projekti ynë i barabartë me krijimin e një force të re politike

by A R
27/08/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka folur sot para Asamblesë së PS-së teksa ka theksuar se qeverisja do të jetë në bashkëpunim me njerëzit. Në fjalën e tij, kreu i PS tha se fitoren e bënë të mundur njerëzit e zakonshëm.

“Ky është mandati më i vështirë për mua. Për ta ccuar shtetin në një stad të ri duhet bashkëpunimi me qytetarët. Projekti ynë është i barabartë me krijimin e një force të re politike” – tha Rama ndër të tjera.

Ai rikujtoi 25 Qershorin ndërsa u shpreh se PS arriti të dalë forcë e parë pavarësisht rrengjeve që iu bënë.

“Sfida jonë sot është të mbrojmë pushtetin nga vetvetja dhe të fitojmë betejën për shtet dhe mirëqenie. Ne do qeverisim të vetëm në timon për Shqipërinë që duam. Tipari themelori këtij mandati duhet të jetë besnikëria ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo njeriu të zakonshëm. Një grup parlamentar besnik dhe një qeveri besnike. ” – tha Rama.

Kryeministri tha se ky mandat do të karakterizohet edhe nga kërkesa për bashkëpunim me opozitën, por siç tha ai: pa lënë pas dore punët.

“Bashkëpunim me opozitën jo sipas traditës së vjetër, por për çdo çështje madhore” – tha kreu i PS.

Ai nuk la pa ironizuar dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, parti me të cilën qeverisi mandatin e parë, duke thënë se urgjenca e ndryshimit të vendit u mëshirua si motivim për të larguar nga prehri aleatët që njërën dorë e mbanin në timon e tjetrën në tepsi.

***

Ish-zv/Kryeministri, Niko Peleshi, paraljmëroi se do të këtë shkrirje të institucioneve me funksione të njëjta si dhe ata me shumë persona në staf, pasi sipas tij kjo është e panevojshme.

Teksa paraqiti raportin e tij për ristrukturimin e institucioneve në Asamblenë e Partisë Socialiste Peleshi tha se doganat do të bashkohen me tatimet.

“Rishikim të institucioneve, kemi një projekt rekomandimesh. Kemi arritur një formular me 341 institucione për të vazhduar punën për strukturën e re të institucioneve.

 Shqipëria ka numër të madh të institucioneve të varësisë, 500 institucione. Kemi 81 institucionet në shërbimet, 13 politik-bërje dhe 130 funksione mikse.

 Kemi një varitet të madh të institucioneve me punonjësit. 10% e institucioneve kanë më pak se 10 punonjës.

 30% e institucioneve kanë regjistra të dixhitalizuar, të tjerat nuk kanë. Nga 141 agjenci, ne propozojmë një projekt me 104 agjenci varësi. Kemi shkrirë agjensitë me më pak se 10 persona dhe kemi shkrirë ato që kanë funksione të njëjta.

 4 agjenci rajonale për shëndetësinë, 4 për arsimin, 4 për mjedisin, shërbimin social nga 12 në 4, degët e thesarit mund të bëhen në 4 nga 36 që janë sot.

 Propozojmë shkrirjen e drejtorive të bujqësisë, kalimin te AKU, statistikat kalojnë te bashkitë.

 Doganat do të bashkohen me Tatimet. Të ngrihet agjencia e mbrojtjes civile për emergjencat.

 Drejtoria e Akreditimit bashkohet me atë të Standardizimit. Te Ministrja e Zhvillimit Urban propozojmë shkrirjen e Entit të Banesave. ALUZINI integrohet te titujt e pronësisë” tha Peleshi.

***

Taulant Balla tha sot në mbledhjen e Asamblesë Socialiste se është përgatitur tashmë një udhëzim që pritet t’i shpërndahet edhe deputetëve.

Sipas Ballës, deputetët e PS janë të detyruar të zhvillojnë takim me zgjedhësit jo më pak se një herë në javë. Ai ka paralajmëruar dëgjesa publike të vazhdueshme në të gjitha njësitë administrative të vendit.

Balla paralajmëroi një tjetër risi në marrëdhëniet e parlamentit me ekzekutivin. Sipas tij, prefektët dhe drejtuesit e pushtetit vendor do të kenë detyrimin që të njoftojnë deputetët e zonës respektive për të marrë pjesë në mbledhjet që lidhen me çështje të caktuara lokale.

Gjatë fjalës që Balla mbajti në Asamble tha se kryetari i kuvendit do propozohet nga PS, zv.kryetari i Kuvendit nga PS dhe një nga opozita.

Byroja e Kuvendit: kryetari nga PS, një nënkryetar nga PS dhe një nga opozita

Konferenca e kryetarëve: 5 Pozita dhe 3 opozita

Këshilli i Rregullores: 5 me 5

Këshilli për Legjislacionin 10

Më tej Balla tha se komisioni i Integrimit do të drejtohet nga opozita

Gjithashtu Balla u shpreh se do të ndryshojë marrëdhëmia e zgjedhësve me deputetët.

“Do ketë manual rekonmandimesh për askeptet e grupit parlamentar.

Ndryshimet do të bëjmë në marrëdhëniet mes njerëzve dhe deputetëve është domosdoshmëria e ngritjes së zyrave elektorale.

Synimi ynë do jetë që në çdo zonë zgjedhore të kemi zyrën e deputetit.

Do ndryshojë dhe roli i kryesisë së grupit parlamentar.

Do prezantohet dhe manuali i deputetit që do t’i vijë në ndihmë deputetëve”, tha Balla.

***

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur punimet mëngjesin e së dielës me fjalën e Gramoz Ruçit. Për herë të parë në asamble marrin pjesë edhe kandidatët jo fitues për deputetë, të cilët janë 69 të tillë.

Në fjalën e tij Ruçi prezantoi grupet e punës dhe axhendën e ditës, ndërsa tha se fitoren e 25 Qershorit Partia Socialiste nuk e pa me eufori, por me modesti.

Sipas axhendës, pritet që Edi Rama të flasë i fundit ku do të prezantojë edhe emrat e ministrave të rinj.

***

Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama do të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar i cili do të kryesohet plotësisht nga socialistët, të cilët arritën të fitojnë shumicën e nevojshme në zgjedhjet e 25 qershorit.

Emrat e ministrave të rinj pritet të jenë të shumtë, pasi ajo që tashmë është e ditur mbetet shumë pak në krahasim me atë që ende nuk është bërë publike. Kështu, kreu i Parlamentit pritet të jetë Gramoz Ruçi, ndërsa një emër tjetër i sigurt për një post kyç, është Fatmir Xhafaj, i cili pritet të vijojë punën e tij si Ministër i Brendshëm edhe për 4 vitet e ardhshme.

Këtë të dielë do të mbahet Asambleja Kombëtare e PS-së, e cila do të nisë në orën 10:00 të paradites, fillimisht për të diskutuar përfundimet e punës që Rama u ka ngarkuar disa deputetëve e ish ministrave të tij.

Më poshtë axhenda e asamblesë:

Çelja e punimeve do të bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi

Taulant Balla do të bëjë një raportim nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare

Milva Ekonomi do të paraqesë një raport për dëgjesat publike

Niko Peleshi do paraqesë një raport për ristrukturimin e institucioneve

Arben Ahmetaj do të paraqesë një raport për lehtësimin e procedurës burokratike

Blerina Gjylameti do të bëjë publike bilancin e zgjedhjeve dhe raportin për organizimin elektoral të PS

Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën përmbyllëse ku do të bëjë dhe një bilanc të zgjedhjeve të qershorit dhe sfidat e 4 vjeçarit.

Ndarja përfundimtare nga Meta, Spartak Braho merr pjesë në Asamblenë e PS

Next Post
Lufta ndaj trafikut të drogës, Delta Force superaksion në Lezhë (GALERI)

Lufta ndaj trafikut të drogës, Delta Force superaksion në Lezhë (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In