• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Nuk merret pushteti me djegie mandatesh

by Java News
29/12/2017 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama e nisi fjalën e tij me reformën në drejtësi.

Shefi i qeverisë deklaroi se stimulimi i një krize artificiale nga një palë që nuk e pranon reformën, nuk e pengon dot atë, dhe në fillim të vitit të ardhshëm, do të shohim edhe rezultatët e para të pastrimit të pallatit të drejtësisë.

Kryeministri deklaroi se reforma në drejtësi nuk mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike.

“Reforma në drejtësi, po stimulohet një krizë artificiale. Kriza artificiale lidhet me pamundësinë e një pale për të pranuar domosdoshmërinë e reformës në drejtësi. Në fillim të vitit të ardhshëm do shikojmë rezultatet e para konkretë të punës për pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Reforma nuk mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike. Një palë nuk e pranon dot reformën në drejtësi. Instuticionet e vettingut janë në punë me orare të plota”, deklaroi Rama

Kryeministri deklaroi se ky vit shënon edhe numrin më të vogël të vrasjeve në 27 vjet pluralizëm, ndërsa Shqipëria doli nga harta e kultivimit masiv të kanabisit

“Ky vit shënon numrin më të vogël të vrasjeve dhe viti që nxjerr Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit masiv të kanabisit.“, tha Rama

Opozita po luan me zjarrin duke u kthyer në pengesë për çeljen e negociatave, deklaroi kryeministri

“Jemi në situatë ku opozita po luan me zjarrin duke u kthyer në pengesë… lidhur me këtë element kyç të historisë. Negociatat nuk çelen për qeverinë dhe për PS por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kriza artificiale janë në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në çeljen e anëtarësisë”, deklaroi kryeministri.

Kryeprokurori, Rama: Basha përgjigje heroike, refuzuese

Kryeministri deklaroi se i ka ofruar konsensus të vazhdueshëm Bashës për kryeprokurorin e përkohshëm

“Opozita është ajo që kemi, jo ajo që duam. Do vijoj përpjekjet për dialog me opozitën. Përgjigjja e Bashës për ftesën time ishte heroike, refuzuese. Ne do marrim vendime pasi nuk mbetemi peng i opozitës”

“S’merret pushteti me bojkote apo djegie mandatesh”

I pyetur nga gazetarët se a është gati të a eshte gati të negociojë me opozitën, apo 18 maji ka vdekur, Rama deklaroi se i ka shtrirë vazhdimisht dorën për dialog PD-së.

“Kam dëshmitarë të gjithë ju që qysh në momentin kur lindi nevoja për të adresuar cështjen e përfundimit të mandatit të prokurorit të përgjithshëm i kam kërkuar në mënyrë të përsëritur kreut të PD-së që të dialogojmë dhe ta shfrytëzojmë këtë dokument për të gjetur një zgjidhje të përbashkët lidhur me prokurorin por dhe një pakt për Europën dhe përgjigjet kanë qenë heroike, refuzuese, të pakuptueshme. 

Në çdo hap do bëj përpjekje për të dialoguar me kryetarin e PD-së dhe PS do të jetë e gatshme për të dialoguar. Opozita është ajo që kemi jo ajo që duam. Na pëlqen s’na pëlqen, është e aftë ka vizion ose jo, mund ti themi por në fund të ditës është opozita që kanë zgjedhur njerëzit.

Është detyrë e shumicës të shtrijë dorën për dialog dhe mirëkuptim, i ka apo si ka votat. ne do ta bëjmë në vazhdimësi, por sigurisht do vazhdojmë të udhëheqemi dhe do marrim vendime, nuk do të mbetemi peng i taktikave të PD-së

Nuk merret pushteti me bojkote, djegie mandate apo marrëdhënie të kushtëzuara. Nuk ndryshohet qeveria me bojkote. Ne nuk e kemi kërkuar kurrë këtë gjë dhe natyrisht ne nuk do ta presim siç nuk e kemi pritur me prokurorin, nëse nuk e shfrytëzon kohën për dialog, dhe që e përcakton legjislacioni. Nëse opozita nuk e shfrytëzon kohën është përgjegjësi e opozitës. Dialogu gjendet në tavolinë. Ulja në tavolinë është detyrë parësore.”

Nënshtetësia për Janullatosin, Rama: Akt i vonuar, Meta bëri shumë mirë

Kryeministri Rama e ka quajtur një vendim shumë të mirë dekretin e presidentit Meta për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit të Kishes Ortodokse, Janullatosit

Rama theksoi se ky ishte një vendim i vonuar dhe se kryepeshkopi ka luajtur një rol pozitiv

“Kryepeshkopi ka luajtur një rol pozitiv. Nënshtetësia për Janullatosin, Meta bëri shumë mirë. Fatet e dy vendeve tona janë të lidhura. Nenshtetësia për kryepeshkopin një akt i vonuar”

Javanews.al/a.ç

vijon…

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155432209131523/

Next Post
Detaje nga logo e “Vitit të Skënderbeut”. Ndëshkim atyre që e përdorin pa leje

Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut futet edhe në dokumentet zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jam kumbari i protestave”, Rama për Financial Times: Pa Kushner, askujt nuk do t’i interesonin flamingot apo…

“Nuk jam kumbari i protestave”, Rama për Financial Times: Pa Kushner, askujt nuk do t’i interesonin flamingot apo…

June 23, 2026
“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

June 23, 2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

June 23, 2026
Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

June 23, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

June 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi për ditën e sotme nga Jorgo Pulla, ja çfarë parashikohet për të gjitha shenjat

June 23, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Riorganizohet Policia e Shtetit, emrat e rinj që marrin drejtimin e qarqeve

June 23, 2026
Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

June 23, 2026
Përmbytjet / Ekonomi: Të mbjellat nuk janë dëmtuar, kemi dërguar ushqim për bagëtitë të mjaftueshme për dy javë

Protesta/ Ekonomi: “Algoritmi politik”, një nga rreziqet e sotme të demokracisë. Dëmton debatin real dhe bëhesh “aktor” pa bërë asgjë

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In