• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

by A R
16/02/2026 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë, më 16 shkurt, në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë. Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.

“Ftesën për të marrë pjesë në promovimin e këtij libri e mora përpara se të merrnim lajmin e zymtë nga tribunali në Hagë mbi kërkesën absurde të prokurorëve për të dënuar me 45 vjet çdonjërin prej 4 udhëheqësve të UÇK-së dhe për hir të së vërtetës e pata të vështirë të mund të shkruaja një fjalë nga fillimi në fund sepse përballë një historie të tillë fjalët nuk janë aspak të lehta për t’u gjetur. Ndërkohë ndër disa mendime që mund të vlejnë të ndaj me ju këtu, i pari është mendimi se kush është sot këtu, në të njëjtën godinë që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare.”, tha Rama.

“Sipas kërkesës së prokurorisë së tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe 4 të tjerë në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme sepse nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe i UÇK-së me terrorin mbi popullsinë civile, me spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shënjestrimin e fëmijëve dhe të grave nga snajperët e vendosur aty me këtë qëllim, apo me përdhunime, vrasje e mbytje njerëzish në lumë. Asgjë. Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosjeje, por u armatosën kundër një politike shfarosjeje. Nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të larguar sundimin e huaj në tokën e tyre. Ata vetë me dorën e tyre e votuan në Parlamentin e Kosovës një Gjykatë e cila në letër, është një gjykatë e Ksoovës.Nuk është gjykatë për të vendosur në bankën e të akuzuarve Ksoovën.”, shtoi Rama.

Më herët kryeministri Edi Rama u prit në një ceremoni zyrtare nga presidentja e Ksoovës Vjosa Osmani.

Më vonë gjatë ditës së sotme, do të ketë një takim edhe me homologun e tij Albin Kurti, ndërsa  pritet të mbajë dhe një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Rama nis sot drejt Kosovës, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku u prezantua një nismë e re ligjore për Kodin e Procedurës Penale.

Gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” nga autori Ahmet Shala, janë parë të pranishme gratë e ish-krerëve të UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve kosovare dhe shqiptare.

Ky zhvillim vjen në prag të Ditës së Pavarësisë dhe protestës gjithëpopullore që do të mbahet nesër, për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Next Post
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t'i futeshin në zyrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In