• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO / Rama në Kuvend: Jemi në gadishmëri prej një jave për motin

by A R
30/11/2017 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i keq dhe përmbytjet e shkaktuara prej tij në disa zona të vendit ka qenë pjesë e debateve në seancën parlamentare të kësaj të enjteje.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar pushtetin qendror se nuk po koordinohet me ato qarqe të vendit që në nivel lokal qeverisen nga opozita.

“Ju kërkojmë të koordinoheni me pushtetin vendor jo vetëm të PD, por edhe pushtetet vendore të partive të tjera që po ankohen për mungesë koordinimi me pushtetin qendror”, ka deklaruar Basha.

Basha ka kërkuar nga ekzekutivi që të marrë të gjitha masat për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të rrethuar nga uji, duke theksuar se është detyrë e patjetërsueshme e qeverisë.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga kreu i opozitës, kryeministri Edi Rama, me tone ironike ka deklaruar se kabineti i tij dhe institucionet në vartësi i kanë marrë të gjitha masat.

“E vlerësoj shumë këtë shprehje spontane të zotit Lulzim dhe e siguroj se këto përmbytje janë të parashikuara dhe duke qenë se kemi patur në disponim parashikimet kemi marrë çdo masë të mundshme në të gjitha aspektet”, ka deklaruar Rama.

Duke vijuar reagimin e tij, kreu i mazhorancës ka theksuar se, kjo nuk është një vështirësi që përballohet me teatër dhe shfaqje filmash.

“Tani që flasim të gjitha forcat e emergjencave, policisë, prefektët dhe strukturat e pushtetit vendor janë të gjithë të angazhuar. Të gjithë janë në gatishmëri të plotë”, ka thënë Rama.

Në “përpjekje” për të qetësuar akoma më shumë kreun e PD, Rama ka shtuar se “shteti është në gatishmëri që prej një jave sepse kemi marrë parashikimet nga institucionet përkatëse”.

Next Post

"Amendamentet e PD-së, janë programi elektoral i 2005"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In